Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Kam tjetër fat

 

Zoti i ndezi yjet në qiell

Të ma tregojnë udhën nëpër natë

Por unë s’kam sy të shoh dritat e Zotit

Kam tjetër fat.

 

Tjetër fat i shkrova vetes në jetë

Telemaku t’më kërkojë e Penelopa t’më presë

Edhe në vloftë si llavë vullkani uji i detit

Pse doni ju, s’do të vdes.

 

S’më lënë gjethet e blirit të vdes

Netëve në dritare fëshfërijnë për ne

Kur bëjmë dashuri si të çmendur

Dhe përroi këndon këngë të re.

 

Kam tjetër fat për veten, fat tjetër

Të shkruar me lot në gur

Zoti le të çmendet po desh atje lart

Të mos i ndezë yjet kurrë.

———-

(Nga libri “Kjo verë mërzie”, Rexhep Shahu).

Please follow and like us: