Sadik Bejko: Shtegëtimet
Jeta ime si e zogjve
E ajërt,
e sertë, e pangulur,
Në trille natyre, egër.
Dru më dru folenë
sa te një pyll, te shpella tej, e verbër.
Thyhej dega,
pylli në shkulme ere,
pa çati, pa truall
ia nisim prapë nga e para:
pak ajër
në kupëzën e një gjetheje qiell,
në sqep – ca fara.
Një trastë dejesh e puplash
varur te krahët
gatshëm…
Në nevojë të gjenden përherë:
një kafshatë tokë,
një gllënjkë me qiell.
Stuhi, stuhi
Egërsim i përkohshëm,
drejtpeshim i ri i ajri
gjer te një fletë e re qiell,
te një bisht luge tokë
me dheun sheqer.
Fluturo, bjer, përplasu.
Por kështu zogjtë
i shpëtoja nga mpirja,
nga uji i ndënjur në pellg,
nga gurët e thërrmueshëm,
nga myshku i lodhjes
te drurët pleq.
Please follow and like us: