Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: VESHUR ME DIELLIN E NURIT TË TIJ

 

Në membranat e lukthit më ishte

ngjizur aroma e buzëve tua,

aq thellësisht nuk i kisha ndjerë

kurrë.

 

Histori të tilla puthjesh

nëpër epoka të ndryshme ilire pija

i shterrja me fund

e s’dehesha.

 

Kur u shfaq silueta e Gjergjit

me përkrenare

u deha pa as edhe një puthje.

 

Veshur me diellin e nurit të tij

kahdo që endem

dritësoj sall dashni

si e virgjëra Mari.

Please follow and like us: