Ambasadori William E. Ryerson: Mbi resortin rreth Zvërnecit
MOS O ZOT
Letra në redaksi:
Redaktorit z. Ruben Avxhiu
Gazeta “Illyria”
(me email)
I dashur Z. Redaktor: U trondita kur lexova, në faqen kryesore në shtyp, të gazetës “The Washington Post”, një artikull të gjatë lidhur me ndërtimin e mundshëm të një farë resorti rreth Zvërnecit.
Shprehja [në gjuhën shqipe] “mos o Zot” më erdhi papritur e pakujtuar në mendje. Mbase po tregohem shumë i rreptë, por sinqerisht shpresoj që qeveria shqiptare të veprojë me kujdes dhe të mos hutohet pas premtimeve për fitime të mëdha. Me hapësira të tilla të virgjëra, nëse shpërdoren, nuk ka më kthim pas.
Sinqerisht,
William E. Ryerson
(Shënimi i redaktorit: William E. Ryerson shërbeu si Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet 1991-1994, pas rënies së komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona).
https://www.illyria.com/pristine-areas-once-compromised-cannot-be-restored/