Avdush Canaj: Lisat janë dëshmitarë
Pasi i vranë
thirrën korbat.
Korbat bënë
punën e tyre.
Kur ngriten dollinë
në fund
i çuan fjalë atyre.
Ata erdhën
i mbuluan në një gropë
të madhe
dhe ikën me ulurimë.
Lisat janë dëshmitarë
të asaj nate llahtarie.
Please follow and like us: