Albspirit

Media/News/Publishing

Një veprimtari e rëndësishme në qendrën kulturore ‘Lasgush Poradeci’!

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe partnerët e tjerë, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në simpoziumin me temë: “Nga e kaluara në përkujtim –Kufijtë e Diktaturës 1944-1991”, që do të mbahet më 28 gusht 2024, në Pogradec.
Gjatë këtij simpoziumi, do të zhvillohen diskutime të thelluara mbi arsyet e arratisjeve, vrasjet në kufi, dëshmitë gojore dhe kërkimet shkencore mbi kufijtë e diktaturës, me fokus të veçantë në zonat Korçë, Ersekë dhe Pogradec. Ky aktivitet është një mundësi për të nderuar martirët e lirisë dhe për të reflektuar mbi të kaluarën e vështirë të vendit tonë.
Në simpozium do të marrin pjesë familjarë të viktimave, studiues, historianë dhe anëtarë të shoqatave të ish-të persekutuarve dhe të përndjekurve politikë, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre dhe rrëfimet e rëndësishme historike.
Please follow and like us: