Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Rexhaj Morina: Një ditë do t’më gjesh

Një ditë do t’më gjesh
Në aromën më të bukur pranverore
Mbështjell me flladin më t’freskët të oqeanit
Trupin mbuluar me gjethet më të bukura të stinëve
Do t’më gjesh ulur në pragun e Hënës
N’pëlhurë të qëndisur t’Penelopës
Duke thurur për ne mallin dhe kujtimet
Nën tingujt e Orifeut
Do të më gjesh edhe në netët e thella pus duke ndezur për ty copëzash meteorësh,
n’cepin më t’thellë t’shpirtit tënd
E kur nata zbardhet
N’krah pulëbardhe do të kthehem
Të vi tek ti të mbështjell plagët e mallit tonë me nektarin e brishtë të shpirtit
Gjithmonë do t’më gjesh!
Sa herë do t’më kërkosh
Do t’ringjallem për ty si feniks nga pluhuri i lotëve t’mij!
E buzëdjegur malli yt
Do t’ndahet n’mes dy trupash
N’mes dy shpirtrash
N’mes dy dhimbjesh.
Please follow and like us: