Albspirit

Media/News/Publishing

Argjiro Ukimeri: Radio ‘Kosova e Lirë’

 

Ju flet ‘Kosova e Lirë’

Jehoi zëri i spikerit

Tek Malet e Berishës

Ku e ka folenë skifteri.

 

Ai zë aq i ëmbël

Ai zë i shumëpritur

Në çdo zemër shqiptare

Si prush i zhuritur.

.

Ishte zë i shpresës

Lajmëtar i Lirisë

Në zemra të të moshuarve

Në zemra të të gjithë Rinisë.

 

I kombit mbarëshqiptar

Kur fillonte KOSOVA E LIRË

Sidomos kur na gëzonte

E na jepte lajm të mirë.

 

Please follow and like us: