Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Legen-darёt e prapësive!

Majё “fikut”
Askush nё dhjetorin 90 nuk e imagjinonte se me ikjen e Byrosë do na poftisej njё takёm “demokratёsh” si Berisha, Rama, Meta, etj “kamberё” nё Kuvёnd qё do t’i hypnin “fikut” tё pushtetit me soj e sorrollop e nuk do zbrisnin mё!
Anatemuan monizmin, pushtetarët deri nё skufjacje, “flluckёn” e bllokut, qasjen gju mё gju me popullin etj, vetёm e vetёm tё hynin kёta si burra tё mirё e “legjendarё” nё histori por ja qё e bёnё aq baltё sa sot pёrҫmohen si legen-darё se “blloku” u shfaq nё demokraci!
U duket sikur po na bёjnё nder qё na kanё hypur kaliqafё. Se pa ta nuk do tё kishte demokraci, do pllakoste kriza e anarkia etj, ndёrkohё qё vlen e kundёrta. U bёnё tre dekada qё jeta politike mbetet e tensionuar, qё qytetari ha e pi pafund politikё absurde tё stisur nga lart nga njё takёm qё tenton deri dhe ta pёrcjellё pushtetin e gjatё si normalitet demokratik! Herё duke iu referuar Merkelit pёr 4 mandate pushteti por qё jeton nё apartament e bёn pazar si ҫdo gjerman, por mё shumё homologёve nё Greqi qё pushtetin e kanё huq t’a shndёrrojnё nё dinasti.
Janё vet-izoluar si dikur, rrethuar me civilё e ushtarakё, tё dukshёm e tё padukshёm. I gjen nё apartamente sa njё vilё apo vila sa njё pallat sepse megalomania e snobizmi pa hesap do kubaturё pafund. U duket vetja “sёrё” e lartё nё karshillёk tё qytetarit tё thjeshtё dhe kur ulen “gju mё gju” e kanё pёr sport e publicitet e nё vёnd tё “hudhrёs” sepse e dinё qё ua dinё.
Ky takёm ia del gjithmonё tё gёzojnё me letra pasurinё e re apo trashёguar ndёrkohё qё po me ligj qytetari privohet tё gёzojё pronёn e prindit tё tij. Ky takёm llap e llap pёr kapitalizёm e shanse pёr fitim por mori nё qafё qytetarin e jetёn e tij duke i ngecur tre dekada “orёn” me marrjen peng tё pronёs sё tij.
Nё rradhё pas qytetarit!
Askush nuk fajёson sistemin, socializёm dje apo demokraci sot, por njerёzit qё kanё “ҫelsat” nё dorё. Vёshtirёsitё e jetёs, sfidat e sakrificat etj, tё gjitha pranohen nga shoqёria nёse politika do e lidhte fatin e saj me qytetarin.
Njё politikё fisnike e korrekte do tё zinte “rradhёn” pas qytetarit tё fundit nё pritje tё kthimit apo kompensimit tё pronёs historike tё tij. Por, ndёrsa qytetari pret drejtёsi pёr pronёn, sot politikanёt, me kuҫ e me maҫ, janё rregulluar nё pronat e tyre, tё merituara apo jo, tё trashёguara apo jo, nga vilat nё Surrel e Lalёz, mega-hyrjet nё Tiranё e bregdet etj dhe kjo trishton dhe zёmёron njёkohёsisht.
Pёr mё tepёr kur dёgjon broҫkulla si ajo rreth pronave tё Vunoit dhe heqjes dorё nga pretendimet atje! Nuk shtrohet pyetja kush pёrfiton por a duhet tё kthehet apo jo e nёse tё takon, tё takon dhe se mirё ti vetё por fёmija nuk t’a ka borxh tё mbetet pa pjesё dhe nё parim kur e merr familja e zgjeruar, zёre se e more edhe ti vetё dhe nё mos ti, pinjollёt e tu, do tё marrin pjesёn e tyre njё ditё! Apo është si ajo barcoleta me doganierin, fatorinuan etj, kur pyesnin “Pse ka dhe rrogë këtu?”.
Njё propagandё pashije qё ёshtё bёrё normё sot njёlloj si vota “kundёr” nё Kuvёnd pёr rritjen e rrogave tё deputetёve tё listave. Mё kot thuhet se Rama i ka vёnё ata nё rrjesht. Ata, si rrallёherё, dёshmuan “integritet” pёr njё kauzё “historike” duke shpёrfillur liderin e votuar nё bllok kundёr dёshirёs sё tij! Pataksёn dynjanё se menduam se kaq e pati Rama dhe dorёheqja, mocioni i mosbesimit, disiplinimi apo pёrjashtimi nga grupi parlamentar do tё ishte hapi tjetёr mё pas. Njё teatёr “disidence” qё pёrqesh mё tej qytetarin shqiptar se rrogat u rritёn dhe “disidentёt” nuk u kuturisёn kurrё t’ja dhuronin shtesat shtresave nё nevojё.
Si me pronёn, deputetёt duhet tё ishin tё fundit nё rradhё pёr rritjen e rrogёs dhe “piramida” e rrogave, ky sebep dalёboje pёr tё pёrligjur kёtё karshillёk, duhet tё rishikohet sepse jeta vlen njёlloj pёr tё gjithё. Ҫfarё “kosto” jetese u rrit pёr deputetёt qё tё zhvasin mё shumё nga taksapaguesi i vobektё? Mos vallё kjo rritje rrogash ishte pranim tёrthorazi se notojnё nё “detin” e korrupsionit dhe u duhet njё shtesё qё tё mos tundohen prej rryfshetit nё politikё?
Zift e miell ngado!
Janё kёta qё dёshtuan tё merrnim si mbarё lindja “biletёn” mё herёt pёr nё BE. Qё bёnё 97 dhe mё pas mbajtёn njёri-tjetrin nё politikё duke e zhytur vёndin nё amulli e autokraci pafund pёr tё mbrojtur tё shkuarёn dhe vjedhur tё ardhmen.
Mirё qё Serbia qan Kosovёn dhe e ka nё kapistall Rusia qё sheh tek BE rivalin e saj por Shqipёria pёrse pranoi tё futej nё njё “thes” me ata qё nuk e duan BE? Serbia, aq sa do integrimin e veriut tё Kosovёs nё shtetin kosovar, aq do edhe integrimin e saj nё BE dhe Shqipёria nuk ka pёrse tё jetё peng i “sedrёs” sё Sёrbisё. Vetё Ballkani i Hapur, qё nё kushte normale do tё ishte gjё e mirё, ishte vet-humbje e madhe kohe nё rrugёtimin tonё drejt BE dhe pёr kёtё politika e ditёs nuk kёrkoi kurrё ndjesё.
Kjo politikё me zё e me letra i ka prioritetet mbrapsht. Nuk ndjehet pёr fatin e Ҫamёrisё martire por struket pas arritjeve tё Kombёtares pёr ndonjё “like” mё shumё, poston nё Facebook gjepura pёr italianё qё bredhin me orё tё shtrёnjta e turizmin qё marros tё huajt etj ndёrkohё qё varfёria e vobektёsia ёshtё sheshit dhe qytetari jeton makthe e strese pafund etj.
Patriotizmi nuk ёshtё pengesё drejt BE, pёrkundrazi, edhe nacionalizmi arkaik sёrb po i jep njё dorё Sёrbisё qё mbetet njё xhiro para nesh drejt saj saj. Ky takёm qё hiqet si mё europianist se greku dhe nuk bёzan pёr arvanitas e Ҫamёri, lejon Kryeministrin greko-shqiptar tё shtrohet nё Himarё si tё jetё nё Greqi, lejon e ngre varre e buste greke nё tokё shqiptare, katandis zgjedhjet lokale nё Himarё nё garё mes tё vetquajturve grekё atje etj, fyejnё Labёri e Shqipёri bashkё.
Fshati qё duket nuk do kallauz dhe servilizmi i pёshtirё ndaj perёndimit vetёm sa zgjat agoninё e gjёrave nё vёnd. Me “vulёn” e perёndimit, ky takёm vetёm shpreson tё sfumojё bёmat e tij sepse realisht “sjellja” e mirё ndaj BE e SHBA nuk po na shpie kund dhe mbetemi nё rradhё pas Sёrbisё drejt BE.
Pёr tё mos thёnё qё e pёrkeqёson mё tej imazhin e vёndit sikurse me kampet e refugjatёve nё Shёngjin ku tashmё botёrisht pranuam se jemi njё shtet “dordolec” pёr tё trёmbur afrikanёt e shkretё. Na rroftё imazhi turistik!
Tre dekada me tё njёjtёt protagonistё janё eksperiment e kaluar eksperimentit. Sa kohё shpresa mbetet tek Berisha qё nga dritarja majё pallatit zbraz ҫdo mbrёmje “zift” duke nxirё gjithshka apo tek Rama qё mbeti lart e poshtё me thes “mielli” krahёve duke zbardhur e paraqitur gjithshka rozё, shpresa ka humbur adresё! Dhe kur tё trokasё nё derё, ky takёm nuk do mbahet mёnd nё breza si “legjendarё”, por si legen-darё tё tranzicionit qё morёn zvarrё kombin dekada me rradhё.
19.08. 24.
Please follow and like us: