Zana Tako: Dhe unë heshta…
Etyd
…dhe unë heshta… por nuk heshti mendimi, që hynte e dilte pa lejen time në oazin e heshtjes, mbretërisë ku sundon qetësia dhe paqja, atje ku ndërthuren e tashmja dhe e djeshmja…
E ardhmja edhe duket edhe fshihet. Largësia prej saj nuk është koncept, por realitet, i cili jetohet por edhe ëndërrohet.
Nuk ëndërrohet me shpirtin bosh. Largpamësia e njeriut depërton në zemër të kohës, e koha nuk bën naze kur i kërkon të bashkëndash me të atë që të pëlqen më shumë, e ajo më shumë është paqja dhe dashuria, dy vlera të cilat ta mbushin shpirtin plot, e me shpirt të pasur nuk i mbetesh borxhli as të shkuarës, as të tashmes, por shton ritmin e jetës për të mbërritur në stacionin e fundit, atje ku drita dhe dashuria nuk sosen kurrë…
23 gusht 2024
Please follow and like us: