Gane Ahmeti: Ëndrra frymon!

Ëndrra frymon atje ku më çoi jeta,
Ëndrra fryman, atje ku ty nuk të gjeta,
Të frymoj me ëndrra, ku unë u rrita,
Se do të braktisja një ditë kurrë nuk e prita;
Ëndrra, ëndrra thurra, o vendi im;
Se u largova nga ti me shumë pikëllim;
Se prita mirë këtë ndarje,
o vendi im të kërkoj falje;
Rrugë të trishtë ndoshta mora,
Rrugë pa kthim, se në vendin tim s’ia dola;
Ku do që të jem një ditë do të kthehem;
Se kam një mall, që ma djeg shpirtin si zjarr,
Ku do që jem duke shtegtue,
prapë një ditë do të kthehem
se as një vend si ty s’e due..