Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Interesante

 

Do të ishte interesante,

lulet të shkojnë te lumi,

si patat të kënaqen.

 

Tepër intersante do të ishte!

 

Kanë frikë, sigurisht,

dikush mund t`ua vjedh fustanet

si hënës në përrallën time.

 

Për atë i thërrasin retë në telefon

të luajnë shpesh operetë

në teatrin e blertë të kopshtit.

 

Interesante do të ishte

lulet të shkojnë te lumi,

të kënaqen si patat!

Please follow and like us: