Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: Si të vijë

 

Nuk më erdhi asgjë lehtë,

gjithçka mora e pagova,

ndonjëherë aq shtrenjtë

sa fitoren dot s’gëzova.

 

Ndonjëherë dhe më fort

kam luftuar si e marrë,

pa menduar në këtë botë

do jem thjesht një kalimtar.

 

Ngrita sytë e s‘guxova

ta shoh veten në pasqyrë,

qosh të murit dekorova

një trofe për çdo stinë.

 

Ula kokën mblodha trofetë

nga i pari tek i fundit,

por nuk gjeta ku jam vetë

në beteja vetja humbi.

 

Pëshpërita si nën zë

jeta s‘është asgjë tjetër,

qetësi e bashkë me të

SI TË VIJË,

hiç më tepër.

Please follow and like us: