Albspirit

Media/News/Publishing

Tri ese nga Astrit Lulushi

Koha si sfond

Duajini të gjithë, i besoni disave, mos i bëni keq askujt – Në komedinë e Shekspirit “All’s Well That Ends Well”, një nënë ndan këtë citim me djalin e saj. Është një këshillë e shkëlqyer për këdo që përgatitet të përballet vetë me botën.

Shekspiri thotë se çdo person, pavarësisht prejardhjes, është i denjë për dashuri. Por ai paralajmëron gjithashtu që të jemi të mençur se kujt i besojmë, sepse besimi është diçka që duhet fituar. Ndërsa ne mund të mos jemi në gjendje të kontrollojmë veprimet e të tjerëve, ne mund të kontrollojmë se si i trajtojmë ata. Nëse ka një rregull për të jetuar, ai është të tregosh gjithmonë mirësi dhe të mos bësh kurrë asgjë për të lënduar të tjerët.

Luaj më shumë sfond të kohës. Shkaku kryesor nuk është kurrë situata, por mendimet tuaja për të.

Dyshimi vret më shumë ëndrra sesa dështimi. Detyra nuk është të parashikosh të ardhmen, por ta mundësosh atë. E rëndësishme është të mos ndalosh së pyeturi. Kurioziteti ka arsye që ekziston.

Jo gjithmonë duhet të bësh diçka. Thjesht mund të jesh, dhe kjo është mjaft. Ngushëllimi i vetëm kur je vërtet i trishtuar është të duash dhe të të duan, thotë Marsel Proust.

 

Krijim apo evoluim?

Çështje e pa zgjidhur.

Është gjëja kryesore e universit që nuk mund të shpjegohet nga shkenca.

Megjithatë, pa përgjigje, preferohet idea e Steven Hawking: “Pse shqetësohemi?”

Por, si erdhi diçka nga asgjëja? Shkenca ka bërë përpjekje për t’iu përgjigjur edhe kësaj. Mendimi është se asgjë nuk mund të vijë nga asgjëja. Nëse dikush supozon zbrazëtinë më të madhe të mundshme, në të cilën nuk ka materie apo energji, nuk ka dimensione, atëherë duhet të ekzistojë një ligj që lejon krijimin e universeve, dhe kjo nuk është asgjë.

Pse trupat qiellorë janë ata që janë dhe duhet të jenë ata që janë në mënyrë që ne të bëjmë pyetje. Ky njihet si Parimi Antropik, që ngre pyetjen nëse universi është i ndërgjegjshëm, i varur nga vëzhguesi. Kjo ide i bën shumë shkencëtarë të mendojnë. Në përgjigje të Parimit Antropik, shumë shkencëtarë ofrojnë ide të ndryshme, por ende të paprovueshme. E vetmja dëshmi për parimin Antropik është ekzistenca e vëzhguesve që matin ose llogaritin universet; ndërsa ideja e universeve të shumëfishta e kthen krijimin e universit në një fenomen natyror të vazhdueshëm, në të cilin vëzhguesit mund të evoluojnë një lloj të veçantë universi, për të shmangur përdorimin e termit “fenomeni i mbinatyrshëm”.

Kjo do të thotë, nëse krijimi është i natyrshëm, pse duhet të ekzistonte vetëm një univers?

Duket se ka një mbizotërim të provave të vëzhgueshme që universi kishte një fillim dhe ka evoluar. Megjithatë, deri më tani, krijimi i universit është jashtë shkencës së njohur; dhe vetëm temë kryesore në fushën e spekulimeve.

 

Kryqi

Cili tekst i vetëm në anglisht i ka dhënë fjalorit të Oxfordit më shumë fjalë të reja? Me fjalë ‘të reja’ nënkuptohen fjalë që ishin të panjohura përpara se të shfaqeshin në një tekst të veçantë.

Ndoshta një nga dramat e Shekspirit? Parajsa e Humbur e Miltonit? Përrallat e Canterburyt të Chaucer?

Përgjigja nuk është asnjëra nga këto. Në vend të kësaj, është një poemë pak a shumë e panjohur jashtë qarqeve mesjetare dhe leksikografike e quajtur Cursor Mundi.

Kjo poezi, titulli latin i së cilës do të thotë “rendësi i botës”, u shkrua nga një poet i panjohur rreth vitit 1300, gati gjysmë shekulli para se të lindte Chaucer. Në 30 mijë vargje, poema ritregon të gjithë historinë biblike. Dhe një rëndësi e veçantë i jepet historisë së Kryqit gjatë gjithë veprës.

Kjo mund të jetë për shkak se Shën Helena, nëna e Konstandinit, njihej se ishte me origjinë britanike dhe jashtëzakonisht e popullarizuar në Angli. Thuhet se ajo kishte zbuluar kryqin në të cilin ishte kryqëzuar Krishti.

Helena ishte e martuar me perandorin romak Constandin Chlorís (ilir), i cili u nda nga ajo për arsye politike. Kur djali i tyre Konstandini I i Madh u bë perandor në vitin 306, ai e bëri nënën e tij perandoreshë dhe nën ndikimin e tij ajo më vonë u bë e krishterë.

Helena ishte e përkushtuar ndaj nipit të saj, Krispus Cezarit, të cilin Konstandini e bëri sundimtar të Galisë. Por një grindje misterioze në familjen perandorake arriti kulmin me ekzekutimin e Krispit dhe Faustës, gruas së dytë të Konstandinit. Më pas, historia u bë aktuale se Fausta e kishte akuzuar Krispin se po përpiqej ta joshte – prandaj Krispi u ekzekutua në vitin 326. Fausta, nga ana tjetër, u denoncua nga Helena e pikëlluar dhe u ekzekutua pak më vonë. Historiciteti i këtij shpjegimi mbetet i diskutueshëm. Menjëherë pas tragjedisë së dyfishtë, Helena bëri një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Ajo ndikoi që kishat të ndërtoheshin në vendet me reputacion të Lindjes së Krishtit (në Betlehem) dhe atë të Ngjitjes (afër Jerusalemit).

Para vitit 337 në Jerusalem pretendohej se kryqi i Krishtit ishte gjetur gjatë ndërtimit të kishës së Konstandinit në Golgotë, nën një tempull të Venusit që ishte shkatërruar në atë vend. Më vonë Helena u vlerësua me zbulimin, kisha e shpalli shenjtore, dhe historia e gjetjes së kryqit u përhap në të gjithë botën e krishtere. Një ishulli në Atlantik – i dyti pas Bermudës nën administrimin britanik – iu dha emri Saint Helena, ku Napoleoni vdiq i internuar më 1821.

Please follow and like us: