Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Eqerem Canaj, një yll në novelistikën shqiptare
Një letërsie elitare dhe e kohës
Shkrimtari Eqerem Canaj në vitin e 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut vjen para lexuesit të shumtë me librin “E mundimshmja” novela-seri e zgjedhur, një prozë tepër e veçantë dhe bashkëkohore.
Lexuesit e novelave, por dhe dashamirët e letërsisë, janë të njohur me një autor specifik lab gati gjysmë shekulli më parë, i cili në çdo vepër paraqitet me dukuri të reja dhe me një fjalor për t’u admiruar në përdorimin e fjalëve shqip të herëshme. Novelat e paraqitura janë një pesëkëndësh që autori me mjaft dashuri dhe vëmendje i paraqet para lexuesit me shumë dinjitet. Duke lexuar faqet e këtij libri kupton sekretin e artit të veprës së shkruar vite më parë, por të prurë natyrshëm në kohën e sotme. Autori nëpërmjet këtyre novelave na jep një informacioni të bollshëm dhe për kohën në të cilën ne sot përpëlitemi midis mjaft e mjaft ndodhive e ngjarjeve të frikëshme të cilat shpalosen para syve tanë.
Misioni i autorit në këto novela ka qenë të trasmentojë dhe të japë mesazhe dashurie për jetën dhe për njerëzit. Pikërisht për autorin ka qenë si pikësynim përgatitjen e lexuesit, për thelbin e çështjes në prozën që do të lexojmë. Këtë përmbledhje prozaike autori mjaft bukur e ka ndërtuar në pesë novelave, në një yllësi të veçantë me emërtimin “E mundimshmja”. Në këtë yllësi seri të zgjedhur të prozës shqiptare bashkëkohore, shkrimtari Eqerem Canaj në paraqet novelat “Përroi i kaltër”, “Legjenda e Marsidës”, “Sytë e durimit Kosovë”, “Qyteti i luleve” dhe “Ombrella e thyer”. Ky libër më vete, për autorin është një risi e re, ndonëse më parë në intervale të ndryshme në kohë ai i ka botuar si tregime.
“E mundimshmja” përmbledhje me pesë novela, si një yll me pesë cepa, përbëjnë një risi të re shkrimore, ajo vjen si një letërsie elitare dhe e kohës, me dukuri të reja për zhanrin gjinor, u përgjigjet situatave letrare dhe ku merr rrugë një letërsi moderne, drejt buleveradit së novelistikës shqiptare.
Rreth novelës “Përroi i kaltër”
Kjo novelë është botuar në fillimin e shek. XXI dhe ka qenë titulluar “Drejtpeshimi”. Autori të gjithë novelën jua kushton me shumë dashuri dy të rinjve, të cilët janë dy djem, dy lab, dy vëllezër, Andi dhe Berti. Të dy, për autorin janë të rinj, me botë sipas kohës, të cilët nga malësitë kanë rënë në qytet për jetesë më të bukur. Në këtë qytet adoloshentë kanë zbritur për një jetesë më komode. Këtu ata punojnë e jetojnë. Në një mbrëmje, në pjacën kryesore të këtij qytetit të madh bregdetar, personazhet janë të përqëndruar sipas autorit në përroin e madh njerëzor që vërshon e lundron në shëtitore… në këtë shëtitore nis dhe aventurat e të rinjve… autori nëpërmjet një rrefimi të arritur dhe ka nxjerrë në dukje vitalitetin e të rinjve në jetë, me të gjitha ngjyrimet që vijnë në raportin vend dhe kohë.
“Legjenda e Marsidës” si një gjëmim historie
Synimi i hershëm i këtij autori lab ka qenë dhe është lashtësia, si dhe historia shekullore e shqiptarit. Nëpërmjet kësaj novele, shkrimtari nxjerr në dukje krenarinë, si virtytin kryesor dhe të pakontestueshëm. Kështu, botimi i novelës “Legjenda e Marsidës”, e ka rritur cilësinë e këtij botimi, kjo edhe për faktin se kritika letrare e kohës, që prej vitin 2005, ku nëpërmjet tregimeve është pëlqyer nga mjaft adhurues dhe dashamirës të letërsisë. Novela është vlerësuar cilësore, pasi ngjarjen e vendos në kohë, na sjell në letërsi dukuritë e shtetit, rrëzim e tiraninë etj. Autori përmes një zgjuarësie, një force dhe një përballim të vuajtjeve të shumta, jep shpresë dhe besim. Nëpërmjet dy personazheve gra, ju jep forcë të pushtetshme për të parë dritë…pasi në shpellat e ngjarjeve dy femrat dolën të qorruara. Eda dhe Marsida, personazhet kryesore na vijnë herë mistike dhe herë heroina që frymëzojnë…autori ka ditur që nëpërmjet Edës dhe Marsidës pavarësisht kohës dhe situatave, ato gjejnë rrugëdalje…
“Sytë e durimit Kosovë”, e njohur gjerësisht në Kosovë
Kjo është një novelë alegorike. Këtë e kanë përgatitur dhe ka parë dritën e botimit nga kosovarët fisnik Miftar Kurti dhe prof. dr. Agim Vinca. Të dy këta patriot të mëdhenj, kanë ditur dhe e kanë pajisur me një parathënie të plotë këtë novelë. Nëpërmjet kësaj novele jepen mendimet ideo-estetike të autorit lab, por që kanë një qëllim të lart atdhetar. Në novelë shprehet qëndrimi shqiptar, kosovar dhe europian për çështjen e Pavarësisë së Kosovës. Vlerësimi i novelës bëhet nga atdhetarët kosovarë Kurti e Vinca për profesionalizmin, pikëpamjet dhe mjetet shprehëse të Eqerem Canaj, të cilët e kanë lartësuar veprën dhe autorin për trajtim ideor dhe në përcjellje të mesazhit. Autori në vepër ka theksuar se kosovari për arritjen e Pavarësisë ka derdhur gjakun, forcën, zgjuarësisë, maturinë, durimin, etj., elemente këto që kanë prurë fitoren.
Një grup studentësh të një shkolle të mesme janë personazhet e novelës. Autori i sjell personazhet të rinj të papërmbajtshëm që e festojnë “shpalljen” e Pavarësisë më herët dhe nuk presin deklarimit zyrtar. Ky veprim patriotik nuk ishte një rastësi prej të rinjve, por ishte kërkesë dhe domosdoshmëri e një populli patriot e martirë, si kosovarët. Novela ngrihet dhe mbi politikën shqiptare e europiane…
“Qyteti i luleve” në udhën e ndjenjave
Novela “Qyteti i luleve” ka një paraqitje ndryshe, është larg stilit në raport me novelat e para. Autori si gjithmonë është kërkues, i zellshëm dhe kërkon e lufton për një art të kohës. Kështu, kjo novelë ka si tipar të saj rrëfimin e gjatë, por ka përshkrim të pastër dhe të bukur të rrugës së ndjenjave. Personazhi kryesor Emigranti K, një ish ushtarak në lirim, ka humbur punën me fillimin e sistemit të demokracisë, si dhe më vonë dhe shtëpinë “firma piramidale”. Autori pastaj e vendos personazhin në rrëmbimin e familjes dhe shkuarjen në emigracion. Atij i takon një fat i keq, i dhimbshëm, me vdekjen në një aksident në rrugë…
Kjo novelë ka parë dritën e botimit në vitin 2013. Autori fillimisht ka shkruar një monografi, të kërkuar nga familjarë…por kjo u prit me dëshirë dhe interesim, si nga familjarë, por dhe nga lexues të shumtë. Kjo sepse personzhi kryesor, pra heroi, ngjarja zhvillohet në një temë qendrore, emigracioni. Dhe dihet që emigracioni në masën shqiptare ishte i pa organizuar, fatkeq, njerëz që vinin në vendlindje me arkivol të mbuluar me flamur. Ndërsa Eqerem Canaj veprës, në këtë ribotim, tashmë novelë, i jep një frymëmarrje të kohës, ku përparësi merr ndjenja njerëzore, si domosdoshmëri për jetën e çdo njeriu.
Dhe novela “Ombrella e thyer”
Autori në novelë sjell idenë e thënies popullore “gruaja është ombrella e burrit, burri ombrella e gruas” që përfaqësonte më të shumtën e rasteve shqiptare në shekuj. Pas rënies së diktaturës së proletariatit, raportet u përmbysën, një numër i madh çiftesh u divorcuan. Kjo dha alarmin e shkatërrimit të familjes, baza mbi të cilën ngrihet shteti dhe lulëzon begatia dhe shoqëria njerëzore. Alarmi preku dhe autorit, i cili mori penën dhe hodhi të zezën mbi të bardhë. Ai nxorri një novelë të quajtur “Ombrella e thyer”, tepër realiste dhe e kohës.
Në shikimin e parë na duket se kemi të bëjmë me një vepër familjare, por në realitet kjo është një temë sociale. Sot për kohën është me vlera të jashtëzakonshme për shoqërinë. Të gjithë e dallojmë se themelet e familjes nuk duhet të mbyten në lot, por kërkohet që nervi i vetëdijes kombëtare, shoqëria të qartësohet. Dhe mesazhet e shprehura me qartësi dhe me bukuri na i sjellin personazhet Neta e Albi Gerit dhe babait të saj. Gjetja e vajzës në gurët e zinj të anës së detit, duke shkuar drejt vetëvrasjen…dhe “Ombrella e thyer” merr drejtim tjetër në rrugën e jetës…
Pak nga jeta e Eqerem H. Canaj
Ka lindur në shkurt të vitit 1944, në fshatin Mesaplik të Vlorës ku dhe mori mësimet e para, për të vijuar më pasë shtatëvjeçaren në Vlorë, në vendin e quajtur Skelë. Pasi mbaroi shkollën Pedagogjike dy vjeçare, shkollën Pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër, si dhe Fakultetin Filologji, dega “Gjuhë-Letërsi Shqipe” në Tiranë në vitin 1975, punoi në arsim gati gjysmë shekulli, mësues dhe drejtor shkolle në Mesaplik dhe në qytetin e Vlorës.
Është marrë me krijimtari letrare, nga viti 1976, duke filluar me botimet në revistën “Nëntori”, në gazetat “Drita” e “Zëri i Rinisë”. Me novelën “Vlora-Vlora” në konkursin Kombëtar të Pavarësisë (1982) ka fituar çmimin e dytë. Është bërë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, duke i akorduar dhe leje krijimtarie ndër vite. Në vitet 2011-2015, ka drejtuar Shoqatën e Shkrimtarëve “Petro Marko” në Vlorë.
Në krijimtarinë e bollshme e të suksesshme, ka fituar mjaft çmime të para e të dyta gjatë konkurseve kombëtare e lokale. Është vlerësuar me “Mirënjohje” nga Shoqata “Labëria”, nga Bashkia e Qytetit, nga Qarku Vlorë dhe Shoqata “Petro Marko”.
Vepra letrare e shkrimtarit Eqerëm Canaj studiohe nga Katedra e Gjuhësisë Tiranë, në vitin 2013, me drejtues gjuhëtarin Prof. dr. Rami Memushi, nga Katedra e Gjuhësisë në Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, në vitin 2014 dhe në vitin 2015, nën drejtimin e Prof, dr, Nexhip Mërkuri, përkatësisht: “Gjuha dhe still në veprat e Eqerem Canajt” nga Anila Metaj dhe “Vështrimi i gjuhës së Eqerem Canajt sipas semantikës gjenerativiste” nga Anisa Rapi.
Personalite të artit dhe kritika kanë spikatur profilin e tij letrar: “Një zë në Jug, përfaqësues i letërsisë modern”.