Shqipëria kremton Ditën Kombëtare të Nënë Terezës
Ambasada e SHBA në Tiranë

Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime”.

Please follow and like us: