Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëheqja e Rrumbullakut, ministri i Brendshëm: Sokol Bizhga do jetë drejtori i ri i komanduar!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka njoftuar vetë ditën e sotme largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe zëvendësimin e tij përkohësisht me Sokol Bizhgën, i cili aktualisht mbante postin e zv.drejtorit. Hoxha në daljen e tij të parë publike ka paralajmëruar dhe ndryshimin e të gjithë drejtuesve të Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit.

Ai tha se sot është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët, sipas tij, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade. Hoxha ka shtuar se ka bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë, sipas tij, drejt majës së Shqipërisë 2030.

Please follow and like us: