Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë ese nga Astrit Lulushi

Miqësi

C. S. Lewis fillimisht u takua me J. R. R. Tolkien (autor i Lord of the Rings) në vitin 1926 dhe që nga ajo kohë zhvilluan një miqësi të përjetshme. Lewis, i cili ishte bërë ateist, gjeti rrugën e kthimit në teizëm dhe krishterim nën drejtimin e Tolkien.

Clive Staples Lewis lindi në Belfast, Irlandë, në 1898 dhe u zhyt shpejt në letërsi: filloi të lexonte kur ishte 3 vjeç dhe në moshën 5-vjeçare kishte filluar të shkruante tregime duke u mbështetur në fantazinë e tij.

Vite më vonë, 19-vjeçar, Lewis shërbeu në Luftën e parë. Ai përjetoi një luftë në llogore në vijën e frontit në Somme, tmerret e së cilës i mbajti me vete gjatë gjithë jetës.

C S. Lewis vdiq më 22 nëntor 1963, por kjo nuk tërhoqi vëmendje, sepse John F Kennedy u vra në të njëjtën ditë.

Një javë para se të vdiste, ai i tha vëllait të tij: “Warnie, kam bërë gjithçka që jam dërguar në botë për të bërë dhe jam gati të shkoj”.

Ndërkohë, Tolkien e vlerësoi hapur Lewis-in si një burim kryesor inkurajimi krijues. “Deri tani jam ndjerë si një pemë e vjetër që po i humbet të gjitha gjethet një nga një: por vdekja e tij është si një goditje me sëpatë pranë rrënjëve”, tha Talken për humbjen C. S. Lewis.

Vetë Lewis ishte shkrimtar pjellor i trillimeve. Temat fetare janë gjithashtu shumë të përhapura në veprat e tij mjaft popullore, të cilat përfshijnë Space Trilogy dhe, më e famshmja, The Chronicle of Narnias.

Miqësia, thoshte Lewis, është më e mira e kësaj bote – sakrifikoni pothuajse gjithçka për të jetuar aty ku mund të jeni pranë miqve tuaj.

Arsyeja është organi natyror i së vërtetës; por imagjinata është organi i kuptimit. Imagjinata, duke prodhuar metafora të reja ose duke ringjallur të vjetrën, nuk është shkaku i së vërtetës, por gjendja e saj. Të gjithë mendojnë se falja është një ide e bukur, deri kur të kenë diçka për të falur. Librat apo muzika në të cilën mendonim se ndodhet e bukura do të na tradhtojnë, e bukura vjen vetëm nëpërmjet tyre… Sepse nuk janë vetë gjëja; por vetëm aroma e një luleje që nuk e kemi gjetur, jehona e një melodie që nuk e kemi dëgjuar, lajme nga një vend që nuk e kemi vizituar kurrë. Ne i kemi trajnuar njerëzit që të mendojnë për të Ardhmen si një tokë të premtuar ku fitojnë heronjtë e favorizuar – jo si diçka që secili duhet të përpiqet për çfarëdo që të bëjë, kushdo qoftë. Të gjithë duam përparim. Por nëse jeni në rrugën e gabuar, përparim do të thotë të bëni një kthesë dhe të ecni përsëri në rrugën e duhur; dhe në atë rast, njeriu që kthehet më shpejt është njeriu më i përparuar. Ashtu si qielli i natës në poezinë greke, unë shoh me një mori sysh, por gjithsesi jam unë që shoh, jo dikush tjetër. Kur isha dhjetë vjeç, lexoja përralla në fshehtësi dhe do të kisha turp nëse do të më gjenin duke bërë një gjë të tillë. Tani që jam i moshuar i lexoj hapur. Kur u bëra burrë, i lashë gjërat fëminore, duke përfshirë frikën nga fëmijëria dhe dëshirën për të qenë shumë i rritur. Ju kurrë nuk e dini se sa shumë besoni me të vërtetë diçka derisa e vërteta ose e pavërteta e saj të bëhet një çështje jete a vdekjeje për ju. Vlera e mitit është se ai merr të gjitha gjërat që ne dimë dhe u rikthen atyre rëndësinë e pasur që është fshehur nga “veli i familjaritetit”. Një histori për fëmijë që kënaq vetëm fëmijët është një histori e keqe për fëmijë. Të mirat zgjasin. Një vals që mund të pëlqeni vetëm kur jeni duke vallzuar është një vals i keq. Shprehja tipike e fillimit të Miqësisë do të ishte diçka si, “Çfarë? Edhe ti? Mendova se isha i vetmi”. Shkrova librat që do të më pëlqente t’i lexoja. Kjo ka qenë gjithmonë arsyeja për të shkruar. Njerëzit nuk do të shkruajnë librat që unë dua, kështu që unë duhet ta bëj për veten time.

Një ditë do të jeni mjaftueshëm në moshë për të filluar të lexoni përsëri përralla.

Mirënjohje

Mirënjohja është virtyt kaq i lartësuar saqë disa vende kanë një festë të tërë të bazuar rreth saj. Megjithatë, kultivimi i një mendësie të përditshme mirënjohjeje mund të ketë gjithashtu ndikim të thellë në edukimin e marrëdhënieve dhe nxitjen e mirëqenies.

Kur e pranojmë vazhdimisht mirësinë dhe mbështetjen që kemi marrë nga të tjerët, ne forcojmë lidhjet tona me miqtë dhe familjen dhe inkurajojmë një kulturë vlerësimi – ndjeshmërie. Mirënjohja është gjithashtu një mjet i fuqishëm për të rritur lumturinë tonë, për të përmirësuar shëndetin dhe për të zhvilluar elasticitetin emocional.

Mbajtja e një ditari mirënjohjeje, dërgimi i një shënimi ose emaili të sinqertë falënderimi ose përfshirja e vlerësimit në rutinën tonë të përditshme të vëmendjes mund të përmirësojë mirëqenien tonë mendore dhe emocionale gjatë gjithë vitit.

Shprehja e rregullt e falenderimeve na kujton lidhjet që ndajmë me njerëzit tanë dhe inkurajon akte mirësisë që mund të valëviten në të gjithë shoqërinë, duke kontribuar përfundimisht në një dhembshuri më të madhe.

Le të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na bëjnë të lumtur; ata janë si kopshtarët që e bëjnë shpirtin tonë të çelet.

Nëse më shumë njerëz do të ishin më mirënjohës për atë që kanë, në vend që të vajtojnë për ato që nuk kanë, shumë të mira do të vinin në botë. Pesimizmi ushqehet me vetveten. Po kështu edhe optimizmi. Mirënjohja është një emocion hyjnor; e mbush zemrën, por jo për të shpërthyer; e ngroh, por jo në temperaturë, thoshte Charlotte Brontë.

Kur një person nuk ka mirënjohje, diçka i mungon humanizmit të tij. Një person pothuajse mund të përcaktohet nga qëndrimi ndaj mirënjohjes. Falënderimi është forma më e lartë e mendimit; dhe mirënjohja është lumturi e dyfishuar nga habia. Kaq shumë për të shijuar, aq shumë për të qenë mirënjohës. Dhe meqenëse nuk jam i sigurt për adresën në të cilën të dërgoj mirënjohjen time, e vendos atë në çdo gjë që bëj. Këtu është dhurata e mirënjohjes: Për ta ndjerë atë, egoja duhet të tërhiqet. Ajo që shfaqet në vend të saj është dhembshuria dhe mirëkuptimi më i madh. Dhe sa më mirënjohës të bëheni, aq më shumë duhet të jeni mirënjohës. Seneka shkruante se kush merr një përfitim me mirënjohje, e kthen këstin e parë të tij. Falënderimi për bollëkun është më i ëmbël se vetë bollëku. Bollëku jep shkujdesje; falenderimi sjell vigjilencë: kërko begati me rrjetën e mirënjohjes.

Molla e Adamit

Njerëzimi është në konflikt, ka qenë dhe do të jetë. Mbizotëruese është idea se janë çështjet sociologjike – “të kesh a të mos kesh” – që bëhen shkak. Të tjerë thonë se është natyra e njerëzimit; një pjesë është pasardhëse nga Kaini (i keq, “serpertinë”, dhe pjesa tjetër nga Abeli – i pari ishte biri i Evës dhe i një prej Elohimëve (gardianë në Kopshtin e Edenit); dhe i dyti, Abeli, ishte biri i Evës dhe Adamit, të cilët bënë edhe fëmijë të tjerë dhe u quajtën Adamitë.

Koncepti i mollës si ‘frut i mëkatit’ erdhi në shekullin e katërt, kur Jeronimi përktheu Biblën në latinisht. Hieronymus, i njohur si Shën Jeronimi, ishte biblicist, përkthyes, teolog dhe murg i krishterë romak. Një At i Kishës dhe Doktor i Kishës gjithashtu, ai përktheu një pjesë të Testamentit të Vjetër në latinisht, por duke përdorur tekstin që ishte rishkruar në greqisht nga hebrenjtë e kolonisë së Elefantit në Egjipt. Pra, kjo mollë e shpikur është tërësisht fryt i imagjinatës së Jeronimit. Ndoshta do të ishte më saktë të thuhej se ishte thjesht një keqkuptim; duke shkruar për Pemën e së mirës dhe të së keqes, Jerome përdori termin latin ‘malum’ – ‘e keqe’, që ka kuptimin edhe ‘mollë’. Që nga ai moment filluam të flasim për një mollë, e cila përfundimisht u bë traditë.

A ishte ‘Parajsa e humbur’, pra, për shkak të një molle?

Në hebraishten e lashtë, ‘marrja e frutave’ do të thotë të thotë të kryesh një akt seksual. A nuk ishte ‘gjarpri’ që tundoi Evën, për të krijuar një ndjenjë inferioriteti, se njeriu rrjedh nga kryerja e një mëkati?

Mëkati fillestar, nuk është një koncept biblik, u shtjellua nga teologjia. Mbi të gjitha i shërben qëllimit të krijimit të ndjenjës së fajit tek individi, përmes së cilës ai më pas mund të kushtëzohet dhe të hyjë në udhën e respektimit të rregullave.

Në të kaluarën, gjarpri kishte gjithmonë një konotacion pozitiv: duke qenë kafshë që bën folenë në tokë, ai simbolizonte individin që gërmon dhe futet thellë në dije. Termi “gjarpër”, në fakt, ka edhe kuptimin e zotëruesit të dijes. Prandaj, gjarpri mund të përfaqësojë njohuri të thella, me referencë të veçantë për spiralen e dyfishtë të ADN-së. Kjo është njohuri vërtetë e thellë, që zotërojnë gjenetistët, të cilët njohin pjesën më intime të strukturës njerëzore. Prej aty, përfaqësimi i gjarprit erdhi për të simbolizuar ata që merren me këtë lloj informacioni dhe që zotërojnë këtë lloj teknologjie, në thelb, arti i mjekësisë.

Në të vërtetë, ishte vetëm femra që lindi në “parajsën tokësore”. Bibla thotë se Adami “u vendos” në Kopshtin e Edenit. Kjo do të sugjeronte se ai ishte nga diku tjetër dhe ishte vendosur atje, në atë “kopsht të rrethuar dhe të mbrojtur” që ndodhet në rajonin e Edenit, në një moment të mëvonshëm të historisë.

Për sa i përket femrës, Evës, Zanafilla thotë se “ajo u krijua” (me fjalë të tjera, u fabrikua), duke përdorur një “pjesë anësore të lakuar” të mashkullit, i cili ishte qetësuar dhe futur në një gjendje “gjumi të thellë”.

Anestezia. “Kopshti i Edenit ishte një laborator, ku u eksperimentua me ushqimin – si 154 Astrit Lulushi perime ashtu edhe kafshë – për t’u përdorur për njerëzimin, të cilin Elohimët e kishin “krijuar” përmes inxhinierisë gjenetike. Përveç Pemës së Jetës, sipas Biblës, Kopshti i Edeni kishte edhe një pemë tjetër, atë të njohjes së së mirës dhe së keqes, pra njohja e së mirës dhe së keqes tregon përvojën e të ndjerit të mirë dhe të sëmurë. Në këtë paraqitje të pemës, koncepti i nënkuptuar duket të jetë elementar. Për sa kohë që ishin brenda atij vendi të mbyllur dhe të mbrojtur, adamitët nuk dinin vuajtje fizike dhe mbetën të rinj në pamje. Problemet fillojnë me dëbimin nga parajsa, për shkak se specia e re “e fabrikuar”, pasi të kishte arritur aftësinë për t’u riprodhuar në mënyrë autonome, mund të bëjë gjëra vetë, dhe ndoshta edhe të fitojë “teknologjitë e jetëgjatësisë”, duke rivalizuar kështu krijuesit e tyre, Elohimët (gjenetistët). Adamitët u dëbuan sepse ishin bërë riprodhues të pavarur. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Dhe, mbi të gjitha, mbarështimi midis adamitëve dhe një anëtari të prejardhjes së Elohimëve, i cili në Bibël përfaqësohet nga ‘gjarpëri’, nuk duhet të kishte ndodhur asnjëherë. Ndërthurja e tyre ishte shkaku i vërtetë i dëbimit të adamitëve nga Kopshti i Edenit.

Nuk mungojnë ata që theksojnë se hartat e mesjetës (Rilindjes) tregojnë gjeografinë e Antarktidës dhe e bëjnë këtë, çuditërisht, me një shkallë të mahnitshme detajesh. Pra, me sa duket, kontinenti i akullt ishte shumë i njohur që në vitin 1400. Kontinenti Antarktik i riprodhuar nga Leonardo da Vinci është plotësisht i lirë nga akulli, me arinjë polarë dhe pinguinë. A ka diçka për të na treguar historia natyrore e kafshëve që jetojnë në antipodet e planetit? Vetëm në vitin 2014 disa gjeofizikanë u bindën se Toka ishte përfshirë nga shirat katastrofikë të kometave, duke prishur klimën e planetit, rreth 12, 000 vjet më parë. Një tjetër “rivendosje” Përshkëndijime (persiatje) për familjen 155 e përmasave apokaliptike që fillimisht do të kishte errësuar diellin, duke shkaktuar një dimër shumë të gjatë që zgjati njëqind vjet, më pas shkriu mbulesat e akullit polar dhe shkaktoi ngritjen e nivelit të detit? Kjo kataklizëm do të ishte përgjegjëse për fundosjen e qyteteve bregdetare, si ato që tani po dalin në pamje nga dyshemetë bregdetare të Oqeanit Indian. Disa e vendosin fillimin e historisë sonë të gjurmueshme në një lloj Viti Zero. Kjo Histori Sekrete do të ishte kontrolluar, në një mënyrë jashtëzakonisht diskrete, nga një “entitet” fantazmë, i cili, pasi të kishte krijuar perandori dinastike dhe qytetërime të mëdha, do të qëndronte edhe pas krijimit të modernitetit aktual, kombet, fetë, luftërat, besimet arkaike dhe përparimi i fuqishëm. A kontrollon vërtet dikush të kaluarën për të sunduar të tashmen dhe për të formësuar të ardhmen?

Kopshti i Edenit tregon një vendndodhje mjaft të saktë gjeografike, një rajon të gjerë që ndodhet midis Mesopotamisë dhe Kaukazit. Termi ‘Eden’ gjendet edhe në tekstet sumeroakadiste, ku shfaqet si ‘E-Din’, që zakonisht përkthehet si ‘shtëpia e të drejtëve’, e prejardhjes së Dijes, që do të thotë “e atyre që din”, Elohim biblik, të cilët në fakt korrespondojnë me Anunna-n ose Anunnaki-n Sumeriano-Akadian.

Dhe si ndodh që, në një moment të caktuar, Eden shndërrohet në Kopshtin e Edenit, Parajsën Tokësore? Ky është rezultat i një kalimi të mëvonshëm nëpër forma të ndryshme gjuhësore: gjuha iraniane i referohet “pairidaeza”, një vend i rrethuar dhe i mbrojtur. Nga ky term kalojmë te “paradeisos” grek, të cilin autorët e përdorën për të treguar ato kopshte të mbyllura, të rrethuara dhe të mbrojtura të zotërve të Babilonisë. Tani pasazhi i fundit: Nga greqishtja ‘paradeisos’ arritëm në ‘paradisus’ të latinishtes, për të arritur më pas në pikën e përkthimit të termit në të ashtuquajturat ‘gjuhë vulgare’ si ‘parajsë’. Një vend i lashtë dhe i përsosur i lumturisë absolute? Po, sipas feve. Por kjo është një pamje mjaft imagjinative. Ka shumë Kopshte në librat e lashtë. Ai që i përket Adamit dhe Evës, ndodhet në rajonin e Edenit, ishte vetëm një nga disa “kopshte të mbyllura dhe të mbrojtura” në Tokë. Pra, Bibla na tregon për një nga kopshtet që ekzistonte në planet, por mund të imagjinojmë ekzistencën e disa të tjerëve. Për shembull? I pari ndoshta ndodhej në qendër të Afrikës, ose në pjesën më jugore ku u zhvilluan eksperimentet e para gjenetike për prodhimin e Homo sapientit. Eksperimente gjenetike për qëllimin e “prodhimit” të sapiencve, të cilat u zhvilluan në vende të veçanta, kishte një në Eden dhe një në Afrikë, por kishte më shumë. Një Kopsht tjetër ndoshta ndodhej në Amerikën Qendrore, ndërsa një tjetër duhet të ketë qenë në Lindjen e Largët. Kjo mund të jetë vendosur në vendlindjen e fesë së madhe Vedike, e cila në thelb rrëfen të njëjtin koncept të ‘prodhimit’ të njerëzimit. Pra, edhe Vedat aludojnë për gjithë këtë. Vetë shkenca na tregon për lloje të ndryshme njerëzore që duket se janë shfaqur në pjesë të ndryshme të botës. Agimi i këtij Projekti të Madh është hipotetik Ne, në fakt, mund të spekulonim për një eksperiment që mund të ishte kryer në të gjithë planetin, një eksperiment nga i cili Homo sapiens do të kishte dalë si produkti përfundimtar. Fillimisht u bë në Afrikën qendrore-jugore dhe më pas, me siguri, u përsos më tej në Lindjen e Mesme. Ekziston një ndjenjë e hyrjes në një lloj vorbulle njohurish paralele, në të cilën gjithçka duket papritur e arritshme, të paktën në një nivel teorik. Të menduarit analogjik dhe lidhjet. Rindërtime dhe hipoteza shqetësuese, por që ushqejnë mendjen dhe e detyrojnë të funksionojë ndryshe, duke mos përjashtuar asgjë dhe duke verifikuar çdo mundësi. Po sikur dëbimi nga Parajsa të shpjegonte shfaqjen e papritur misterioze të qytetërimit sumerian? A është e mundur që Zanafilla, e cila bazohej në historitë e dëgjuara atje, në brigjet e Eufratit, të nënkuptonte këto origjina të supozuar ‘të modifikuara gjenetikisht’ të popullatave të para të vogla që kolonizuan vendin e Sumerit?

Monizëm

Kjo botë nuk është e jona; ka dritë dhe hije, të nxehtë dhe të ftohtë, ka të mirë dhe të keqe. Diku e dikur kemi bërë një gabim dhe jemi lënë në Tokë. Shpesh, kjo na bën të mendojmë se ndodhemi midis dy botëve – më gjasa ka që bota të jetë ndarë më dysh. Konceptimi dualist ka qenë një fazë e domosdoshme në evolucionin e mendimit. Gjejmë pikëpamje të mira dhe të këqija që mbizotërojnë mes të gjithëve; ke të drejtë, s’ke të drejtë, ka Zot, s’ka zot.

Njeriu përpiqet të unifikojë konceptet e tij. Prandaj, ndërsa njerëzit e mirë priren drejt formimit të doktrinës së monoteizmit, njerëzit e këqinj çojnë natyrshëm në pranimin e një hyjnie të vetme të keqe supreme, të konceptuar si mishërim i gjithçkaje që del se është shkatërruese.

Monoteizmi dhe monodiabolizmi, që të dyja e kanë origjinën në tendencat moniste të evolucionit mendor, dhe së bashku përbëjnë një Dualizëm, i cili për shumë është koncepti më i pranueshëm i botës. Megjithatë, nuk është qëllimi përfundimtar i filozofisë njerëzore. Sapo mendimtarët ndërgjegjësohen për Dualizmin e nënkuptuar në këtë interpretim të botës, tendenca përsëri shfaqet drejt një konceptimi më të lartë, që është një pikëpamje thjesht moniste. A do ta eliminojë Monizmi idenë e Djallit për ta bërë Zotin një dhe të gjithë? Apo do të shfuqizojë edhe Perëndinë edhe Djallin, për t’i lënë vend vetëm një bote materiale në lëvizje? A do të jetë e ardhmja e njerëzimit një periudhë në të cilën feja do të zhduket dhe do t’i hapë vendin mosfesë? Ata që nuk e vlerësojnë misionin e Dualizmit në evolucionin e mendimit natyrisht presin që e ardhmja e njerëzimit të jetë jofetare, madje se ateizmi do të zëvendësojë të gjitha konceptet e ndryshme të Zotit. Por kjo nuk është e mundshme.

Prirjet moniste të epokës nuk do ta shkatërrojnë, por do ta pastrojnë dhe lartësojnë fenë. Zbutja e të egërit është një fazë e domosdoshme e evolucionit darvinian: megjithëse shfaqet si një gabim a hipokrizi për njeriun më të zhvilluar të një periudhe gjysmë të qytetëruar; por gabimi përmban një të vërtetë që natyrshëm zhvillohet në një konceptim më të përsosur të botës përreth. Në mënyrë të ngjashme, idetë fetare të kohës së sotme janë simbole. Marrë në kuptimin e tyre të mirëfilltë, ato janë të paqëndrueshme, por kuptohen në natyrën e tyre simbolike, ato janë fara nga të cilat do të rritet një konceptim më i pastër i së vërtetës. Tendencat e mendimit filozofik që mbizotërojnë sot çojnë në një konceptim pozitiv të botës, i cili zëvendëson simbolet me deklarata dhe sjell me vete jo një mohim të alegorive fetare, por një konceptim më të thellë dhe më korrekt të tyre. Një gjendje e pafe në të cilën njerëzimi do të adoptonte dhe do të mësonte publikisht një doktrinë të ateizmit është e pamundur, shumë vende kanë provuar, Shqipëria në veçanti, dhe dështuan. Monizmi dhe Ateizmi janë mohim dhe mohimet nuk mund të qëndrojnë, sepse ato kanë kuptim vetëm kur ballafaqohen me çështje pozitive të cilat i refuzojnë.

Mos u druani

Të famshëm – ata janë njësoj si ne. Vetëm për shkak se dikush është i suksesshëm nuk do të thotë se ai nuk rrëshqet herë pas here, duke nxjerrë në pah ndonjë të metë qesharake ose duke bërë një gafë.

Bota është siç ka qenë, karakteri ka ndryshuar. Edhe ato figura të famshme që shfaqen shumë serioze, dihet se bëjnë me qëllim disa shaka me raste që të duken si ne.

Çfarë është jeta pa pak të qeshura, në fund të fundit? Qoftë aksidentalisht apo me qëllim, ka diçka freskuese njerëzore tek të famshmit që tregojnë personalitetet e tyre dhe na bëjnë të qeshim gjatë procesit. Është një kujtesë se pavarësisht se sa të ndryshme mund të jenë stacionet në jetë, humori është një linjë e përbashkët.

Rrobat e bëjnë njeriun. Njerëzit e zhveshur kanë pak ose aspak ndikim në shoqëri, thoshte Mark Twain.

Pirja e duhanit mund t’ju vrasë. Dhe nëse jeni vrarë, keni humbur një pjesë shumë të rëndësishme të jetës suaj. Dhe tani sekuenca e ngjarjeve, në asnjë mënyrë të veçantë – jemi të gjithë njësoj.

Please follow and like us: