BE më shumë shqetësohej për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael se sa për lidhjet e Serbisë me Rusinë
Prof. Dr. Sylë Ukshini
Kur Izraeli e njohu Kosovën, në Bruksel kishte nervozizëm të papërmbajtur, sepse njohja nga Izraeli rrëzonte pretendimet BE se fillimisht duhet të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi pastaj të vijnë njohjet nga 5 vendet e BE-së. Ndërkohë që Serbia, e cila është bërë vend i preferuar i vendeve të BE-së në kohën kur zyrtarët e sja mbajnë marrëdhënie të ngrohta me vëllezërit rus. Nëse për ambasadën kosovare në Izral, Stano deklaronte se këto “vendime e largojnë Kosovën nga qëndrimet e BE-së” për Serbinë, e cila është në procesin e anëtaarësimit në BE dhe akoma nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ai thotë butësisht dhe shumë butësisht se këto marrëdhënie serbo-rus në kohën e agresionit rus ndaj Ukrainës “nuk janë në pajtueshmër me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit në BE”. Kjo deklaratë e Stanos duhet të shërbejë si motiv shtesë që MPJD të pyes, përmes përfaqësuesve të saj diplomatik, vendet anëtare të BE-së, nëse ato kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Rusisë, pasi në kohën që Serbia hidhet me dashuri në krahët e Rusisë, Franca dhe Gjermania me nxitim zbarkojnë në Beograd për të firmosur kontrata të majme me lidershipin e qeverisë neomilosheviqiane.
Për momentin BE mjaftohen me masat ndëshkuese ndaj Kosovës pasi katër kryetarët në veri të vendit kanë hyrë në zyrat e tyre të punës në kundërshtim me vullnetin e Beogradit, si dhe për shkak të mbylljes së zyrave ilegale të Serbisë në Kosovës. BE, po ashtu, mjaftohet me njohjen e pasaportave të Serbisë ku territori i Republikës së Kosovës paraqitet si territor serb. BE-ja, angazhohet, për mënjanimin e valutës Euro dhe rikthimin dinarit në beri të Kosovës, gjithnjë “në pajtueshmëri me vlerat evropiane” dhe me qëllim të “evitimit të krizës humanitare”.