Vulin: Vuçiq nuk e refuzoi ftesën e Putinit
Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin tha se presidenti Aleksandar Vuçiç nuk e refuzoi ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për një samit të BRICS në tetor.
Vulin i tha televizionit shtetëror serb (RTS) se të dy presidentët do të diskutojnë ftesën për samitin në Kazan në një bisedë telefonike të planifikuar, duke shtuar se fjalët e Vuçiqit janë keqinterpretuar.
Vuçiq tha të enjten se ai kishte një numër takimesh dhe vizitash të rëndësishme në kohën e samitit. “Rusia dhe Serbia janë partnerë strategjikë dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, tha ai pas një takimi në fillim të kësaj jave me Putinin në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok.
Sipas tij, Vuçiq dhe Putin janë miq. Ai tha se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. “Ne jemi kombe të mëdha dhe kombet e mëdha nuk i tradhtojnë miqtë e tyre”, shtoi ai. Vulin tha se Putin po mendon për Serbinë për sa i përket furnizimit me gaz natyror.
“Për Rusinë, ato eksporte (në Serbi) janë në nivelin e një gabimi statistikor, por do të thotë shumë për Serbinë,” tha ai duke shtuar: “A mendoni se ne mund ta mbijetojmë dimrin pa gazin rus”?