Bledar Koçi: LISI ZGËRBONJË
Flinte lisi zgërbonjë.
M’u duk i vogël tek kotej më këmbë mbështetur hijes së tij.
E pushtova me duar lëkurës së rreshkur, dhe pse duhej një shkreptimë për ta zgjuar…
…
Rritur rrufeve lisi zgërbonjë…
Pranë tij, dhe unë.
Dikur, fëmijë trimosh, luaja shpatash me të siç luftonte ai me shpata vetëtimash stuhish, e krenohej krah shokësh…
…
S’e zgjova lisin zgërbonjë.
E lashë të flinte hijes së tij të vogël teksa madhështohej kujtimeve të mia.
Please follow and like us: