Pianistja Dhurata Lazo, koncert në vendlindjen e saj
Dhurata Lazo Bejleri është një ndër artistet më të njohura shqiptare, që aktivitetin e saj e zhvillon prej vitesh jashtë vendit. E lindur në Gjirokastër, ka studiuar piano që në moshën 6 vjeçare. Pasi mbaroi Akademinë e Arteve në Shqipëri u përsos si profesioniste në shkollat më të mira të Europës, duke u bërë një nga interpretueset soliste më virtuoze të Shopenit me një repertorë të gjerë që përfshin kompozitorët shqiptarë e të huaj, nga Harapi e Zadeja, dhe deri te majat e muzikës botërore si Bah, Bethoven, Hajden, Shopen, List, Grig, Ravel, Debysi, Brams, Rahmaninov, Shuman, Shubert, Skriabin, etj. Prej 20 vjetësh jeton me familjen në Europë. Një pjesë të madhe të viteve i ka kaluar në Itali dhe aktualisht jeton në Gjermani.
Profil / Dhurata Lazo, një histori suksesi shqiptar në skenat e Europës