Mësuesia është mision para se të jetë profesion!
Mësuesia është mision para se të jetë profesion!
Një person që pranon të punojë në arsim duhet ta dojë si punë, ndryshe të largohet!
Arsimi sot më shumë se kurrë ka nevojë për njerëz që e dashurojnë profesionin e tyre!
Ti gjatë një ore mësimi duhet të jesh mësues, psikolog, prind i dashur, përzgjedhës çfarë transmeton, autoritar kur kërkohet, njeri i mirë mbi të gjitha.
Uroj gjithë koleget e sistemit parauniversitar që ta përballojnë me sukses këtë sfidë për të formatuar njerez me vlera për prindin dhe shoqërinë!
Post Scriptum: Personalisht e desha pafund këtë profesion që diten e parë kur kam filluar si mësuese dhe pedagoge.
Shqiptarët e duan arsimin dhe ecin ende me shprehjen, fëmijën e bëra me shkollë, ndaj i vura një byrzylyk floriri në dorë!
Shpresoj që adoleshentët e të rinjtë në këtë vend ta vlerësojnë më shumë dijen!
Please follow and like us: