Pajtim Sejdinaj: Ajo ditë!
Ese
Lamtumirë!
Si!… Lamtumirë! Kujt t’i them lamtumirë! Një njeriu që kam përballë çdo ditë! Ai flet, unë dëgjoj. Te gjurmët e tij unë marr stilolapsin e shkruaj. Thonë se ka vdekur Ismail Kadare! Gjepura!
Trokëllima e vargut të tij. Zile mushke.
Unë e ndjek zilja vjen tëhu dhe nuk ikën tutje.
A i ka hipur karvanit dhe po udhëton bashkë te Ëngjëjt e Letërsisë Botërore… te Homeri, Eskili, Euripidi, Aristofani, Shekspiri, Servantes, Dante, Gëte, Bajroni, Balzakut, Pushkini, Tolstoi, Frojdi, Kafka, Kamy!…
Po kjo është e vërtetë. Hidhni sytë në “Plejadën e yjeve”. Do të shikoni një Yll dallon nga të tjerët. Atë ditë në rrjetet sociale lexova lloj-lloj statues me një fjalor bajat dhe zhargone të papërshtatshme në kulturën e një njeriu të qytetëruar. (S’është në etikën time t’i përsëris se më vjen ndot). Unë isha shumë i qetë sepse e dija që këtë fjalor e përdorte një lloj turme që s’ka lidhje me krijimtarinë letrare të Ismail Kadaresë dhe që s’ka lexuar asgjë prej tij.
Nejse!… Duke i lexuar m’u kujtua në thëni e shkrimtarit rus, Aleksandër Pushkinit. Po udhëtonte në autobuz. Dy vajza për t’a ofenduar i thanë “Gomar”! Ai u përul me modesti dhe u tha: “Pushkini”! (Pra bëri prezantimin me vajzat). Fjala e padenjë u mbeti vajzave. Dhe Ismail Kadare (pas vdekjes) ua ka kthyer përgjigjen kësaj lloj turme. Kur ishte gjallë Kadare u përgjigjej shumë shkurt këtyre turmave për t’i lënë për të medituar gjatë. Këto lloj turmash kanë mprehur majën e shpatës për ta ngulur në zemrën e shkrimtarit, por realisht kanë përdhosur vetveten duke harruar që Kadareja është krijues dhe jo historian.
***
Atë ditë të 1 Korrikut 2024 bie zilja e telefonit. Është mbesa ime, nxënëse në klasën e pestë, që qysh në klasën e tretë filloi të lexonte librat e Kadaresë.
-Alo, alo!
Gjyshi mos ka vdekur gjysh Ismaili? – më tha me lotë në sy.
– Jo! – i thashë-të kanë gënjyer. E ke aty te librat! Hapi ato dhe bisedo më të! E ke te “Princëresha Argjiro”, “Kush e solli Doruntinën”, “Autobiografia”, “Ca pika shiu”, etj…
– Po, – më tha, – e gjeta. Njerëz si ai nuk vdesin kurrë. E mbylli telefonin. Ajo ditë më ka mbetur në kujtesë ku ujvara e lotëve të shqiptarëve vazhdonte të rridhte truallin e Atmëmëdheut.