Albspirit

Media/News/Publishing

Ryanair nuk lejon violinën 200 vjeçare të… fluturojë!

Rigoroziteti i disa linjave ajrore në respektimin e rregullave është i njohur mirë, por ajo që i ndodhi muzikantes Esther Abrami teksa ishte gati të fluturonte me kompaninë Ryanair ishte e pazakontë, shkruan il messaggero.it.

Violinistes iu kërkua të depozitonte instrumentin e saj 200-vjeçar në dollapet e valixheve të tjera.

Istrumenti është një violinë e markës famoze ”Vuillaume” e shekullit të 19-të me vlera të paçmueshme, një objekt që sigurisht nuk mund të vendoset kudo …  ku goditja më e vogël mund ta dëmtojë atë.

Abrami, e cila duhej të fluturonte për në Berlin nga Marseja për të regjistruar albumin e saj të tretë, pretendon se është përpjekur të kërkojë të sillte vetëm instrumentin pa kasë në bord, duke e lënë kutinë në bagazhe por pa rezultat: madhësia maksimale e lejuar ishte. 55 cm dhe violina e matur rezultoi 56 cm.

Linja ajrore tha se “violinistët duhet të respektojnë të njëjtat rregulla si të gjithë pasagjerët e tjerë” dhe i ofroi asaj vetëm dy zgjidhje: të vendosë violinën e lashtë në bagzh ose të largohet.

“Unë ofrova të paguaja gjithçka që duhej për ta marrë me vete, ata refuzuan. I ofrova të blija një vend shtesë. Iu luta duke u shpjeguar se duhej të regjistroja albumin tim atë ditë. Nuk jam ndjerë kurrë kaq i poshtëruar”, shkroi muzikantja në një postim në Instagram.

Në fund Abrami vendosi të refuzonte, duke humbur fluturimin dhe duke u detyruar të blinte një biletë avioni nga një kompani tjetër, e cila megjithatë nuk e pati problem ta lejonte violinisten në bord me bagazhet e saj të çmuara./atsh

Please follow and like us: