“RTSH është kthyer në bordello” – Leka Bungo i përgjigjet Ylli Manjanit
Shqipëria është një vend me fat, madje me shumë fat. Në qoftë se Holanda quhet vendi i luleve, Shqipëria mund të konsiderohet pa frikë si vendi i yjeve.
Jo se vendet e tjera nuk kanë yje, por sepse tek ne ka aq shume, sa që nga ndriçimi i tyre njerëzit shpesh i merr “malli” për errësirën e natës.
Kjo është edhe një nga arsyet që populli ynë nuk ka ecur asnjëherë ndër shekuj “kuturu në errësirë”.
Kësisoj, të parët tanë i kanë parë yjet si dhuratat më të vyera të Zotit dhe bash për këtë arsye, i kanë vënë secilit emër…
Ylli polar, Ylli Vega, Ylli Sirius, Ylli Manjani…
“R.T.SH është bërë si bordello që paguhet me lekët tona”.
I përnderti ish- ministër.
Punonjëset e bordelleve zakonisht janë prostituta.
Kësisoj më duhet t’u kujtoj se ne rastin konkret, opinioni i juaj duket sikur nuk ka dalë nga goja e nje “opinionisti” që bredh i “ftuar” nga ekrani në ekran për një “arsye” që nuk e kam kuptuar dot kurrë, por ka dalë nga njëëëëëëëëëë hale tek e cila kane harruar porten hapur.
Ne institucionin tone punojne qindra vajza dhe gra te talentuara dhe te ndershme.
As mbi djemte dhe burrat.
Ti dhe askush tjeter qe i ka kushtuar jeten “luftës kundër degjenerimit” nuk mund ta djege jorganin per nje “plesht”.
Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike.
I përnderti ish- minister!
R.T.SH-ja nuk ka qene asnjehere “bordello”.
Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….
Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshem.
Sipas gjykimit tim, per teleshikuesit shqiptare, do te kishte me shume vlere te mbyllet “porta që harron të mbyllet” se te mbyllet R.T.SH-ja.
*Kryetar i Keshillit Drejtues të RTSH-së.