Artur Spanjolli: Jen, sa herё dimri vjen
1
Jen, sa herё qё dimri vjen,
dhe shpirti thellё vetvetes futet,
tek shoh xhamat e ftohtё
dhe gjethet përtej, si krahё zogjsh tё vrarё që
mbi asfaltin e zi plot ujë, rrёzohen.
Kur breshëri mbi qelqe fort tringёllin
paksa nga vera i ardhur nё qejf,
nё ballkon dal tё pi njё cigare
Merr udhët çuditshёm mendimi.
Harroje të jetosh në ëndërra. Ngulja
kthetrat mirë botës së vërtetë,
ndёrgjegja mё pёshpёrit. Prap gjysma tjetёr:
Ç’bёn vallё atje larg, as nuk e di se ku,
brigjeve tё njё jete tjetёr
Qesh, qan, stresohesh, a ç’dreqin bёn?
A ndoshta ka herё mё mendon?!
Unё ndёrgjegjet
e njerёzve dot nuk i lexoj. Ministritё,
i pleqёrojnё punёt me dyer tё mbyllura, ngaherё.
E din? Po tё mё mendoje,
krejt prej lotёve do tё ngashёrehesha
I plotёsuar lumnije.
Dhe
mbi dyshek, fort do tё ngazëllehesha
rishtas duke tё ёndёrruar, si dikur adoleshent.
Mё mendon, mё mendon?!
Ç ёndёrr e çuditshme je kёshtu, jetё?!
Besojmë tek e pamundura
Shpesh realen shpërfillim.
Sikur lindur së prapthi, të shikojmë nga
Skaj i ëndërrës.
Kur era xhamat kafshon,
dhe vera kafkёn ma deh,
vjen ti prej fundesh, fort oshёtin.
Nga thellёsitё e qёnies,
ngjitesh mbi sy, sirenё e vockёl,
qesh, flet, bёn shaka! Kush je?
Unё kurrё s’tё kam njohur siç duhet.
Fillim pa fund, fund pa fillim, je.
Kur vjeshta me erё tё zezё vjen, me tërbim dhe bujë
Dhe gjethet e verdha, si fletё poeme
Mbi asfaltin e zi bien, lart nё eter
Interneti ngec, nё fijet e padukshme
Mё nuk tё shoh, nё kёtё botё
Tё çmendur, ku distancat janё mposhtur
Një fshat teknologjik, është bota tashmё.
Ku mёngjesi, qetёsisht serviret
Me vdekje dhe mort, ngjyej bukёn pa tmerr,
pa panik, oh kob i zi.
Ndёrsa mbi globin plot plagё
Ulёrijnё nёnat pёr bijtё e vrarё
Nga qielli vёrsulen bombat,
mbi gjak tё freskёt, qajnё me kujё.
Bien predhat, ngrihen mallkimet
E grave pa qumёsht, gjoksçjerrё
Si zёri i vetmuar qё klith
mes tymit tё barutit.
Qё gjysma e botёs tё rrij nё paqe e
Dhjamё tё vё, gjysma tjetёr tё
masakrohet nё satёr duhet. Xhelati
njё buton shtyp, a njё urdhёr jep
A do tё pijnё rishtas cicё
Nga nёnat vallё, kёta fёmijё jetim?
Do tё vij njё ditё kur kjo epokё
E çmendur do tё quhet, kohё e
egёr seksi, trysni marramendёse seksi. Do
Tё vij njё ditё kur do ti vij turp njerёzve
Nga konsumizmi, babёzia pa cak
Nga dhunimi sistematik i tokёs.
Do tё vij njё ditё.
2
Aq afёr tё ndjej, çuditёrisht,
mbёshtjellё nga ky zjarr i ftohtё,
sa arrij tё tё shoh edhe kur lёviz,
ulur nё tavolinё.
Tё tjerё puth, tjerёve i buzёqeshjen. Çuditёrisht, pakuptimshëm
fare pranё më je, mrekullisht.
E pra, 33 herë, toka rreth diellit
U ka rrotulluar.
A je engjёll qё kurrё s braktis?
Pra, i bekuari frymёzim?
A djall me brirё qё ndizesh
Nё ndёrgjegje si helm e mallkim?
Ja kёshtu e kam q.rë jetёn time
Duke ndjekur njё gёnjeshtёr
Fuqiplotë. 18 vjeçarë hormonet na
Bëkërkan kërrdinë.
Jen, je njё dёmtim
Nё aks tё trurit, njё “qark i shkurtёr”,
gabim kimik, brengё e gurёzuar,
jerm nё mёrgim.
A ndoshta je çmenduri,
tek kjo rrёnjosje nёn kafkё?
Apo njё institucion gjenial, tё jeshё
Obsesion klinik, fiksim?
E din?
Mё mjafton qё ti ekziston,
mё mjafton qё ёndrra,
çapёn nё lёngun tёnd e ngjyen.
Si njё kupё e shenjtё kristali e mbushur pёrplot
me verёn e jetёs, fara e kuqe e shenjtёrisё.
Pёrshpirtje tё gjallёsh.
Mjaft tё dehem me idenё tёnde
Dhe tё ulёras: “Edhe unё e njoha dikur dashurinё”! A ndoshta ishte mosha
që na e bëri atë madhështore?!
Shoh, qё parfum ke hedhur rrёzё qafёs.
Ke gatuar pёr njerёzit e tu,
dhe nё krah mban njё fёmijё,
e hijshme je, plot nur, si gjithmonё.
Je larg e di, por distancat pra,
maten me energji tё konsumuar shpirti
Jo me gurё kilometrikё nё hapёsirё.
Kur vjeshta vjen dhe qielli tunxh bёhet,
si cohё e zbjerrur nga dielli
bosh, si psikopat i lodhur nga asgjёja
krejt nё shpirt bosh,
ballin nё qelqin akull e vё,
kujtoj si isha dikur.
Plot zjarr dhe pasion.
Mё dhimbte pёr çdo muzg nё breg tё detit,
dashuria ishte trishtim, brengё, rënkim,
njё koktel dёshpёrimi dhe zhgёnjimi,
ti ishe njё rrasht nё fyt
ulёrimё në gjoksin bosh
nё errёsirё. Vaj plot turp,
kujё njeriu plandosur nё vetvete.
Vaj medet, kokë përposht!
Tani Beatles rri duke dёgjuar.
Tё mendoj, shtrirё mbi shtrat,
tymi i cigares si spirale gjarpёri,
njё iluzioni i shёmbёllen.
Ndoshta njё libёr lexon.
Nё shqip a anglisht?
Kush e din? Rrёshqitasi
mbi sytё e tu tё dikurshёm,
njё mendim i largёt shket, njё
kujtim rrebel, kokёshkretё
nё jetёn e re, ndёrsa
tinёzisht, ndoshta nё facebook mё ndjek.
“Rast unik”! thua me habi,
kur nё analizё mё fut, si
njё pacient patologjik.
Kurrё nuk tё shoh nё ёndёrr.
Dritarja qiellore rri mbyllur,
telefoni pa fije, eteri s’ka internet.
Kjo don tё thotё, qё s mё mendon.
Ah vaj medet?
Kurrё s’kam qenё i rёndёsishёm pёr ty
Ti qaje pёr ato qё tё linin, me kujё
Nё bregdet, si nё verёn nёntёdhjetё.
Jo njё, por 99 libra po tё shkruaj.
S’do mundem tё tё habis dot.
Ёshtё diçka kimike
Ёshtё e kotё!
Edhe Nobelin po ta fitoja,
ti prap me moskokёçarje,
buzёt do tё shtrembёroje. “E çё pastaj”?!
Ç tё bёj qё ti ca mendime nga unё t’i kthesh?
Tё ulet koka jote e bukur,
me sytё e zinj, balluket e verdha,
faqet e bardha dhe buza rozё, e hollё,
t’i lexonte gёrmat e mia.
Lumturia a do kishte cak vallё?!
Oh Jen sa shumё ke jetuar
Brenda meje!! Aq sa u lodhёn kthinat
Duke pritur, si besnikja penelopё. Më nuk presin, jo. Merren me memuare
Si Skribët pas vdekjes së gjeniut.
Ç’orgazёm e papёrshkrueshme
Do ish, po
Tё mё shkruaje.
Por ti s’mundesh, e ndjej.
Mё kollaj fitohej Troja me luftё,
se sa bedenat e gurta tё zemrёs tёnde,
ledhet, bastjonet, flamurin e zisё ke ngritur
prej vitesh. Heshtje, morg, harresë.
Zemra jote mund t’i përkiste dikur
Tё tёrё botёs,
por mua jo. Mua kurrё! Sikur unё
tё isha mortja vetё, i çmenduri,
i sёmuri, i hutuari, i
ngathti budalla, krejt lolo i vetvetes.
Por ajo dashuri, e pashpresё,
qё qante nё errёsirё, qё ulёriste nё vetmi,
muzikё veç me njё tel violine ishte.
Kёngё pa ngushёllim.
Ndoshta mё duhej tё ulёrisja:
“Por ti eja, eja
Vjeshtrave nё periferi,
ku gjethet zverdhin shkёlqimbukur…
Ta ёndёrrojmё alternativen botё,
pa silikon, pa gjylpёra estetike.
Pa falsitet, pa botoks, republikёn e dashurisё le ta bëjmë ngrehinë!
Ti eja periferive tё botёs,
ku aq vende hyjnore ka.
Do tё njohim Zotin.
Pёr besё do ta njohim Hyjin bashkё.
Nga shkёlqimi i lumturisё
Me duart plot dritë pёllumbin e paqes
Ta materializojmё, deri edhe
Njerёz tё shёrojmё. Ti eja!
Tё shpёrthejё shkёndijё e shenjtё
Ying e yang, dy gjysma, e
Bёjnё tё vёrtetёn tё lёvrijё.
Ka frikё misteri nga dy gjysmat
E gjetura. Zbulohet krejt.
Bing bang i krisur ndjenjash
Tё jeshё
Qё mos tё ketё drogё tё na konkurojё.
Ndaj eja pra ti”.
Por ti s’mё pёrkisje. Ishe rrenё,
mashtrim, frikё e kotё, iluzion. Mos
ta ushqej veten kot me ide idjote.
Mundej zemra jote,
ti pёrkiste fёmijve afrikanё qё vdisnin urie.
Mundet t’i pёrkiste kёngёtarit qё adhuroje,
aktorit qё e kishe fun. Mund t’i pёrkiste
miqve tё tu. Barbonit nё udhёkryq.
Mund t’i pёrkiste ish tё dashurve tё tu.
Komshiut, kolegut mё tё ngushtё.
Mund t’i pёrkiste heronjve qё kishin vdekur,
atyre qё janё akoma gjallё.
Tё plagosurve nё luftё, refugjatёve.
Tё mjerёve tё kёsaj bote.
Zemra jote mund t’i pёrkiste tё shkuarёs,
tё ikurve krejt, Zotit vetё.
Gjithkujt! Veç mua jo!
Mua qё aq shumё, kam jetuar nё ty.
Oh po. Edhe sa kam qarё me kujё
Nёpёr vargje qё kurrё nuk i shkrova
nga turpi i madh.
Aq fort të doja, sa humba çdo
Burrëri. Rend si trap, drejt hireve të tua
Si flutura drejt dritës. Por drita
Të djeg.
Gjithkujt mund t’i përkisje ti.
Veç mua jo. Unё isha i dёnuari
qё kёshtjellёn tёnde, kurrё se fitova.
Por ajo,
s’ishte kohё e 1000 anijeve qё nga Aulida nisen,
nderin t’ja kthenin, burrit tё poshtёruar.
Gruan, qё vatrёn bashkёshortore tradhёtoi,
dhe me dashnorin iku, nё shtrat t’ia kthenin atij.
Se di vёrtetё! A mё mendon ndonjёherё?
Kur shpirti, nё majё tё hundёs tё vjen, dhe shfryn.
Ah sikur…?!
3
Aq larg, nga ana tjetёr e globit rri.
Kur unё nis e fle, ti sapo zgjohesh,
kur unё zgjohem ti nis e fle, ndaj kurrё nuk takohemi,
nё kёtё rruzull plot damarё dhe meridianё.
Ah kohё mizore. Kur mbi glob
Nё gji i fshehin bombat, vriten njerёzit
Si tё ishin lodra kalamajsh. Qeshin qajnё,
vuajnё, lumturohen. E madhe dhe e vogёl
kjo botё, ku asgjё më nuk pikёllon
nuk trishton. Filozofёt vdiqёn
me konsumizmin.
Njё vlerё morale nuk vlen, as
sa njё ampleks i paguar me kesh.
Turpi i nxorri cicat jashtë edhe zgavrën
Si grua e përdalë në Kuplara,
zotin e vranё ca tё paudhё, qё mё pas
veten vranё, tё mallkuar krejt.
Po kush, kush shkelmin ia vuri
familjes sё shenjtё
Ku çdo e mirё buronte si mjaltё i kulluar
Nga hojet e bletёve? Brerje ndёrgjegje
Vallё a nuk kanё?
Por diku ti jeton dhe dritёn
Fort e don.
Le tё ndriçohen pra horizontet.
Ajo i don perёndimet mbi det?
Le tё ngrijё dielli nё perёndim pёrjetёsisht.
Njё jetё do tё kaloja
duke lutur Perёndinё t’a ngrinte diellin
Për ty.
Ajo i don kuajtё?
Le tё ringjallen tёrё kuajt e legjendave,
ato tё miteve dhe ato tё heronjve!
Le ta popullojnё botёn me kuaj, tё zinj
tё mёdhenj, tё hazdisur, qё sytё e saj tё mbushen
me bukurinё e tyre, magjepsjen.
Ajo e don verёn e mirё?
Le tё plehёrohet dheu gjithkund,
tё mbillen kodrat me hardhi.
Verёn mё tё mirё
le tё prodhojnё specialistёt.
S pyes pёr para. Deri sa ajo, pёrplot
tё mbushet me floririn shkёlqimtar.
Ah qё nuk jam shenjt! Ti bёja vetё mrekullitё.
Nuk di! Jam krejt hiç, nul! Veç tё dashuroj di.
Pa fund. Pa fillim. Pa skaje. Pa poshtё, pa sipёr!
Plot re tё zeza ёshtё qielli, pёrtej qelqeve,
fryn erё shtatzazё, ёshtё kohё kujё, kllapi,
lehonё pa shanc, kohё bujё.
Ti ç’bёn atje larg mbi kurriz tё globit?
Atё djalin qё asgjё nuk thonte,
megjithatё, gjithçka, vallё mё a e kujton?!
4
Shumё vite mё parё, nё njё jetё tjetёr,
babai mori mjekun nё shtёpi.
I ri isha, lёngoja nё shtrat, ah sa lёngoja!
Nuk e doja mё dritёn. Veç nё errёsirё rrija.
Qaja, lexoja poezi. Nuk dija me
ç’t’a ngushёlloja shpirtin lёngimtar.
Erdhi doktori me ngut. Zemrёn ma pa, pulsin,
me aparatin e frymёmarrjes,
mi mati mushkёritё.
Mё pa ngjyrёn e pёshtymёs, pastaj.
Kur sytё mi pa. E pikasi trishtimin, brengёn e thellё!
E kuptoi mjeku, nё heshtje mbeti gjatё.
“Ç’ka doktor? e pyeti babai tek dhoma tjetёr.
Pse dёshirёn pёr tё jetuar e ka humbur ky djalё?
Pse i zbehtё si fantomё veç qan nё vetmi?
Ç’ёshtё kjo sёmundje pa kuptim?
Si mund tё qaj njeriu kot fare”?
Doktori nё vesh veç i tha:
“S’ka gjё”!
Mblodhi buzёt im atё. Tundi kokёn.
Dy lot i shkanё nga sytё. Iu dhimbsa.
“Jepi ndonjё farmak. I fortё duhet tё jetё!
Doktorr je, a ç dreqin je”?!
“Nuk ka farmak, ju gjegj ai.
Veç muzikё dhe heshtje
derisa ёngjёjt ta ngushёllojnё!
Kalon vetё”.
Oh s’ka melhem?! Nuk ka!
Akoma nuk e kanё shpikur!
Kёshtu, mora rrugёn pёr kurbet.
Larg prej saj. Larg. Larg nga ajo rrugё.
Larg nga sytё e saj. Larg nga ai qytet.
Larg nga lёngimi pёr tё!
Ti ishe njё plagё e hapur nё kohё paqje.
Ti ishe njё dhimbje e gjallё,
pa gjak, pa, dregza, pa fasho, as garza.
Ishe veç lot, vaje, brengё!
Larg. Larg. Larg!
Mora rrugёt e harresёs. Pёrgjatё bregut
Nё njё fshat u arratisa, pёr javё tё tёra.
Iki dashurisё, qё tё vuash, tё bёn.
Iki larg, larg.
Por ty, gjithkund tё kisha me vete.
Si njё plagё e hapur.
Si njё shishe wisky tё shtrenjtё, me tё cilёn
doja tё dehesha. Por unё
dёshiroja krejt tё kundёrtёn.
Dёshiroja tё vuaja.
Martir dashurie doja tё bёhesha.
Ka mё mirё se plagosur lotёsh,
tё njohёsh pafundёsitё,
pёrmes syve tё tu. A nuk
gjehet Zoti kёshtu vallё?
Oh po! Gjeografinё e shpinёs tёnde
nё plazh, e dija mё mirё se gjithkush.
Nuk kishte gjё mё tё bukur
se sa shpatullat e tua. Dunat e
formave tё tua me rёrё tё nxehtё,
pa oaze, shkretёtirё tmerr, ku etja
pёr njё puthje tё njomё tё merrte.
Me orё tё tёra nё plazh
veç shpinёn mё ktheje.
Linjat e supeve, qafa me flokёt e verdhё
vrrjaga e kurrizit dhe vithet e pёrkryera,
me fund shpinёn prej shtatёmbёdhjetё,
ku aq shumё kimera erotike fshiheshin.
Ёndrra tё zeza, ёndrra tё bardha,
ёndёrra tmerr, dritё parajse.
Ёndrra ku fundosesha me lotё thёngjinj.
Dhe ti vije natёn, atje nё fshat.
Sapo nata vinte,
unё si kukudh me sytё nё tavan rrija.
Ti vije nga njё shteg i fshehtё qё veç ti e dije.
Vije dhe ne bёnim dashuri
deri sa kёndonte gjeli i parё.
“Mos ik. Mos ik, tё thoja.
Rri edhe pak”!
E prekja lёkurёn tёnd qё kishte shijen e ёndёrrёs.
Oh, ç’parfum kishin flokёt e tu! Ç’parfum parajse!
Buzёt e tua ishin zjarr. Fjalё dashurie mё pёshpёrisje.
“Me ty. Pёr ty. Nё ty”!
Vinin ato fjalё nga pafundёsia e kozmosit,
ku Perёndia, e kishte fronin plot Dritё.
Perёndia shikonte nё heshtje,
shkёndijёn e shenjtё. Ishte e djelё,
nuk punonte.
Shkёndija Danteske, ndizej. Pa ferr, syrgjyn.
Dhe ty, fort tё dhimbte nё atё kohё.
Trishtuar, sakatur, vrarё, gjysmuar,
sytё e tu tё bukur, plot lot ishin.
Pranverё e 90-tёs. Ç gjёmё e
zezё mbi krye ju ra?!
“Mos ik. Mos ik! Rri edhe pak.
Ngrohe zemrёn time, shterpё.
Ndizma shpirtin edhe pak.
Nё zemrёn qё djeg, hyhet me pёrkёdhelje”.
Por ti doje tё ikje sapo agu vinte,
dhe kёndonte gjeli i parё.
Kundroja natyrёn nё heshtje.
Oh madhёshtorja natyrё!
E parё me sytё e dashurisё
Ajo ishte magjepsëse dhe
Madhështore. Tragjikja simfoni.
Frynte era plot dramё,
heshtja kishte vёshtrimin tёnd,
dhe nё muzg,
mbi kodёr, pikasja Epidamnin tim.
Syrgjyn vdekur, si Ciceroni nё Apolloni.
Qyteti madhёshtor me Vilёn nё ballё.
Oh deti, qё ti e cikje me sy.
Jetoja dashurinё,
aventura mё e magjepsëse, meskine dhe e frikshme. Tmerr dhe lumni!
E ndjeja muzikёn e gurёve
Plot pluhur dhe zbrazëti nё fshat.
Çdo gur kalldrёmi e mbante tё shkruar emrin tёnd
aq madhёrishёm shpirti, zbriste emri yt
nga qielli gri, si shi i purpurt, gjethet pёshpёrisnin
emrin tёnd në mbrëmje! Lulet e dritёs kishin
shkёndijat e vёshtrimit tёnd, dhe tё
qeshurёn tёnde era, si kristal i paqtë nё ag.
Jen, Jen, pёrherё, gjithmonё!
Ç’ishte dashuria vallё,
kur akoma nuk e njihja aspak?
Ç’ishte dashuria vallё? Tmerr i gjallё?
Bukuri? Hon misteresh? Frikё? Pёrjetёsi?
Apo vetёsakrifikim?
Ç’ishte dashuria vallё, pёr ty?
Pёr veten time, nё atё kohё tё egёr dinosaurёsh?
Ç ishte dashuria vallё, kur unё,
kryqёzuar mbi dru tё jetёs, lёngoja 20 vjeçar?!
5
Ja erdh dhe kohё e mbrapshtё e internetit
Tabutё u shembёn, besimet u shkёrrmoqёn
Bindjet ranё si kёshtjella rёre
Me diellin e parё. Erdhi bisha konsumizëm. Prometeun e zgjidhën.
Shqiponjës ia prenë kokën. Ja vodhën
Hyjnisë teknikën. Ç ishte, më nuk ёshtё,
djalli, tё shёmtuarёn tё bukur ja
bёri njeriut ndёr sy, trutё e gomarit i hodhi. Ja tani, si majmunë, kërrusur
Mbi teknologji.
Ndaj mbeti njeriu
I vetmuar, me lirinё e tij fallco
Skllav i vetvetes, i humbur nё
Pyllnajёn metropolitane. Skllav i
instikteve, pa tru, pa gjykim, çyryk
Si debil qё veç ha edhe pi. Mbeti njeriu
Si vetmia e ujkut poshtё hёnёs
Skllav i ingranazhit kobzi
Puno, prodho, konsumo, cof!
Erdhi kohё e molisur e fjalёve nё erё,
ku gjithkush tenton tё thotё tё tijёn
Kope e sistemit, shumё
binin therror, vrarё nga vetvetja,
A je ndoshta mallkim, ti
Teknologji?
Dhe unё, qё asokohe tё madhërishme
Gjithё ç’ka kish lidhje me ty, aq fort e doja.
Kisha besim tek ndjenjat,
i adhuroja siç
Bëhet me njё guru. Nёnё e babё
isha i gatshёm ti mohoja, pёr ty.
Rrugёn, ku ti shkilje çdo ditё,
e doja, siç i doja shokёt e tu.
Miqtё e tu, i shihja me zili.
Ah thoja, ato janё tё lumtur.
Ato e kanё fatin tё jenё pranё teje.
Ngordhja qё tё afrohesha.
Vdiqa fare pёr njё buzёqeshje tёnden.
Por s’ishte e mundur.
Kishte njё xham tё ftohtё ndarje.
Kishte njё barrjerё ku kёmba ime,
nuk mund tё shkilte. Nuk duhej!
Kishte njё kufi. Pёrndryshe ёndёrra, shprishej krejt.
Rrёnoheshin tempujt. Buzёt mё bёheshin tё zeza,
ngrija krejt, dridhesha. Si fёmija nё breg tё detit,
lakuriq nё janar.
Dhe zemra dridhej krejt.
Mё tutje nuk mundesha, nuk mundesha!
E dija mirё. Ishte tokё e minuar, tmerr i gjallё.
Ndihmё! Pak ndihmё mё duhej nga dashuria!
I doja tё gjithё vendet ku shkilje ti.
Aty ndёrtova republika dashurie,
themelova parti, ngrita tempuj
ku njerёzit tё luteshin pёr mirёsi,
si maqedonasi, Aleksandritё.
I doja librat qё t’i lexoje nё plazh.
Bodler, Prever, Zvajg, Kamy.
Kur flitej pёr ty, i mprehja veshёt si qen
Çdo fjalё mbi ty, psiqikёn time
E godiste me tingull tё egёr kёmbane.
Sapo mora vesh qё dije frengjisht,
iu futa fort frёngjishtes.
Ç’nuk mund tё bёja pёr ty.
Pi uthull? Ha njё krokodil?
Hidhesh nё lumё, pa ditur not?
Detin nё kёmbё ta merrja, nё akull!
Kur ecje ti rrugeve!
Pёrkuleshin degёt nga respekti
pёrndritej krejt shpirti nga gaz i gjallё,
sikur tё shihja Jezusin vetё.
Ti ishe dhurata ardhur nga qielli,
pёr sytё e mi.
Shihja Hyjin tek ty,
dhe as se dija qё
tek buzёqeshja jote e pёrshpirtё,
ndrinte krejt parajsa me 7 qiejt e tij.
Aty, mendoja, isha i bindur, plagoseshin dashurie,
njerёzit qё tё rrethonin. Po pse, pse
S’bënin kurrë çmenduri?
Ç’ishte Qielli vallё nё atё kohё tё egёr
bolshevikёsh? Oh, e ёmbёla blasfemi.
Me ty, po tё ma kёrkoje,
tё gjithё mёkatet e botёs do t’i bёja
njё e nga njё.
Por ti ishe e mirё, e dija!
Dhe ndёr mend vёrtetё Zotin ma sillje.
Po, i thoja vetes. Ç’marrёzi!
Deri sa ka Jen, ka Zot.
Por akoma nuk dija t’i lutesha atij.
Ç’pёshtjellje e çuditshme!
Dhimbje, pasjon, farё burri,
orgazmё e ndrydhur, fjalё e pathёnё.
Fjala e cunguar, ёshtё si masturbimi kot,
helm nё fyt, farmak nё tru, çapё e rreshkur.
Ç’ёshtё fjalё e pathёnё?! Si qarje ferri.
Ç’brymё e çuditshme dashurie?
Ç’ёshtё kjo, ç ёshtё? Triumf a rёnie?
Ngadhnjim, apo lёngim pa fund?
Vdekje, a jetё ёshtё kjo?
Se dija pёr besё. Fare nuk e dija”.
Dija qё ti ishe e shtrenjtё dhe e pamposhtur.
Si njё xhevahir qё me 9 kasaforta e ruajnё.
Ku vetё sekreti i jetёs ёshtё ndryrё.
Njё fjalё e jotja e kishte pushtetin e diktatorit.
Njё buzeqeshje e jotja ndriçonte botёn si diell.
Kur ti ishe e vrenjtur, shi i rrёmbyer binte,
buçiste deti, pulёbardhat iknin kuturu,
nё shkёmbinj pёrplaseshin shqiponjat qorre, oh tmerr, lemeri.
Oh ç’gjёmё brenda meje!
Zoti im ishe mbi dhe, e dija.
Kisha ç tё lusja. Kujt t’i pёrgjёrohesha.
Nёse kisha shkreptimё drite nё gji, a zi tё zezё,
varej, gjithçka nga ti. Pastaj vdiqa krejt.
Kur u ktheva nga fshati,
mbas udhёtimit tё harresёs, me qefin mё mbёshtollёn,
mё futёn nё arkivol, mё degdisёn atje poshtё.
Mё mirё gjallё nё dhe, se pa ty.
“Pse vdiq, pse? Sa i ri i shkreti”, thonin disa.
“Se dimё pёr Zotin. Iu sёmurën trutё.
Qante orё pa orё! Pastaj i humbi dёshira pёr jetё”,
thonte njё tjetёr.
Unё dёgjoja gjithçka sikur tё isha gjallё.
Gjallё isha! Isha gjallё pёr ty.
Por sa bukur. Sa i bukur ngrihej aurora në ag.
Sa fort lartёsohej perёndimi.
Sa lart fluturonin skifterët e lumnisë.
6
Kёshtu Jen, kohё e egёr është tash
globi ka ethe, ёshtё sёmurё.
Covid i paudhë, morg, mëri.
Me çantat e rёnda vёrtiten ambasadave
Diplomatёt. Asgjё nuk zgjidhin, nuk ka
Traktat paqe, s ka amnisti. Nё
erё zorrёt e tё pafajshme fluturojnё
Dridhet bota si në tёrmet,
Ka ethe dheu,
Si nga grushti i Hyjit trandet,
ndёrsa kurvat bjonde, mbi jahte miljonёsh
shampanjё pijnё dhe bёjnё qejf. Falsitet
i dyfishtё. Filozofët duan ndoshta të na mёsojnё se s’ka drejtёsi?!
dhe se rastёsisht gjendemi mbi
kёtё cep tё gjithёsisё, pa njё qёllim,
Ideal, besim. Pa asnjё garanci?!
Bota ёshtё bёrё mё e mirё
Mё e civilizuar, Jen? S’e di
Andej nga ti, por kёndej
Ta shesin sapunin pёr djathё
Po s’e pate mendjen, ta fusin
Me njё letёr, me shkrim tё imёt.
I varfri qytetar rezidencial, kush vret me
Dekrete, vret dy herё, kёshtu Jen. Por
Ç’bёn, ç’bёn vallё atje larg?
Ndёrsa shkruaj, ti diku merr frymё.
Diku ti psherёtin, ndёrron tё brendshmet,
Po pazarin, ti e bёn?
Diku ti shtrihesh dhe mendon.
Jo kohёn qё kalon. Atё jo.
As edhe dhimbjen e dikurshme,
tё cilёn kujtesa, nё njё qilar e ka shpёnё.
Lёnё, harruar, syrgjynosur.
Siç braktisim njё rrobё tё vjetёr
e cila nuk na sherben mё.
Kёshtu pra Jen. Jen qё kurrё s je. S ke qenё, she me siguri, as
s do tё jeshё.
Më kollaj merrem vesh me një të ikur
Se sa me ty. S’ka, seancë spiritike
Që të nzë. As glob qelqi magjik
S’ka magjistar, as profet, as alkimist ta
ndjelli shpirtin tënd, Jam rrezik,
Insekt i bezdishëm, larg larg nga
Kush ta nxjerr bojën krejt falas.
E njoh unë kokën e shqiptarit.
T’u afrova.
A i afrohesh dot Zotit? I padukshёm
dhe fuqiplotё,
Ai tё verbon me dritё! Tё ngjall krejt,
a tё vret nё vend.
Ashtu edhe ti. Si njё Zot ishe pёr mua.
Katedrale drite,
ku unё lutesha pёr tё gjetur ngushёllim.
Jen që ndoshta s’do tё shihemi njё ditё.