Lamtumirë mikut tim dhe patriotit shqiptar, prof. Ibrahim Zhuta!
Jemi thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e mikut tim dhe profesorit Ibrahim Zhuta.
Familja Tafilj në Amerikë, por edhe në Kosovë, gjithmonë e kanë vlerësuar lart mikun e tyre, Ibrahim Zhuta, për veprimtarinë e tij kombëtare dhe familjare.
Si prind, Ibrahimi rriti dhe kultivoi një familje bujare e atdhetare. Ai pasqyron pozitivitetin dhe dashurinë familjare. Si vëllai i madh i familjes së nderuar Zhuta, Ibrahimi ishte katalizatori i afrimit të antarëve të Familjes së Madhe Zhuta. Mbi të gjitha, Ai, mbajti gjallë traditën dhe këshillat e prindërve nga Veleshta heroike e Strugës.
Në nivel kombëtar, profesor Ibrahim Zhuta, përveç një familje të shkëlqyer, la pas shumë njerëz të shkencës dhe gjuhës. Librat e profesor Ibrahimit Zhutës ishin ndër më të vlefshmit për të pasqyruar rrugëtimin dhe peripecitë familjare e kombëtare.
Jam i nderuar dhe i privilegjuar si mik i kësaj familjeje, por edhe në jetën time profesionale, që kam pasur një miqësi të shkëlqyer dhe të ndërsjelltë me Profesorin Ibrahimin Zhuta.
Ndaj, në këto momente të dhimbshme për Familjen Zhuta, edhe Familja Tafilaj, ndjen dhimbje dhe shprehë ngushëllimet tona të sinqerta.
Duke shpresu se Profesor Ibrahim Zhuta është i pranishëm në paris, lus dhe kërkoj nga miqtë e mij Zhuta që pikëllimin e kthejnë në selabrim të jetës dhe kujtimeve të shumta të vllaut dhe patriotit Ibrahim Zhuta. Shpresoj që pozitiviteti i Profesorit të jetë kujtimi dhe vlerat e tij, të cilat ai i pasqyroi gjatë jetës së tij.
Sinqerisht, të pikëlluar.
Familja Tafilaj në SHBA dhe në Kosovë.
11 shtator 2024, në Hjuston-Teksas, USA.
Please follow and like us: