Albspirit

Media/News/Publishing

RIDA “Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali” inaguroi zyrën përfaqësuese te “Rrjetit Global te Bizneseve Shqiptare” (RRGBSH) në Tiranë

Sot me datë 12 Shtator, në Tiranë, në ambjentet e Pallatit të Kulturës në prani të perfaqesuesve nga Italia, Australia, Finlanda, Kosova, Greqia, Anglia, ambasadorit te Kosoves ne Shqiperi Shkelqesia e Tij Skender Dyrmishi, perfaqesuese se zyres se ministrit Taulant Balla, Dr. Vat Marashi, president “Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali, Dr. Cataldo Pugliese, drejtues i Unionit Demokratik Arberesh inaguaruan hapjen e zyrës përfaqësuese”Rrjetit Global te Bizneseve Shqiptare” në Shqipëri.

Presidenti dhe themeluesi i RIDA, Dr. Vat Marashi në përshëndetjen e tij theksoi se kjo zyrë është një angazhim i kahershëm i themeluesve të “Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali” për të vendosur urat e bashkëpunimit mes bizneseve Shqiptare jo vetëm në Itali por edhe me bizneset ne Shqipëri, Kosove dhe ne te gjithe Europen dhe Ameriken ku jane present bisneset shqiptare. Sipas te dhenava qe disponon ky institucion ‘ tha Dr Marashi ‘ vetem ne Itali janë më shumë se 80.000 sipërmarje Shqiptarësh që kontribojnë në cdo sektorë të eknomisë Italiane, dhe sot ky komunitet i ka potencialet finaciare dhe prodhuese të shtrijnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri, dhe të bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë me bizneset dhe prodhuesit e Shqipërisë dhe Kosoves dhe te Europes.

RIDA nëpërmjet degëve të saj në 10 rajonet kryesore të Italisë , ka tashmë një eksperiencë positive 10-vjecare si mbështetësja, lehtësuesja, ndërmjetësja dhe pika e takimit të nevojave, interesave, informacionit dhe promovimit të biznesit të Shqiptarëve në Itali, Gjithashtu RIDA ka një konribut të cmuar në ndihmë të komunitetit Shqiptarë në Itali që është afro 1 milion me shumë peshë që në kohën e Arbëreshëve dhe deri më sot me gjeneratën e re të emigrantëve të pas 1990.

“Prandaj sot jemi bashkarisht me Dr. Cataldo Pugliese, kryetari i Unionit Demokratik Arbëresh (UDA), me z. Ylli Blakaj, RRGBSH Austri, z. Nestor Dede, RRGBSH Greqi, Z. Omer Nura RRGBSH Finland, z. Tim Dardania RRGBSH Australi, z. Armand Zoga RRGBSH Angli, te cilat jane misionare te rrjetizimit të gjithë Diasporës Shqiptare kudo që janë nëpër botë.

Jemi shumë, jemi të fortë por duhet të jemi më te fuqishëm, dhe fuqia vjen nga bashkimi, sic na mësonte Skënderbeu – theksoi në fjalën e tij Z. Cataldo Pugliese, President i UDA. – E kam amanet nga nëna ime që të flas shqip por edhe të mendoj shqip. Prandaj unë mendoj për Shqiptarinë, dhe jemi bashkë me miqtë e mi biznesmenë Shqiptarë nga e gjithe bota dhe kemi ndërmarë një mission në krijimin e rrjetit Global Mbarë Shqiptarë. Ky rrjet do të sjellë Shqiptarët më afër njëri tjetrit, të shkëmbejne ide, informacion por edhe të bëjnë biznes, të bëjnë korporata sepse kështu do bëhëmi më të fuqishëm. – tha Pugliese

Te gjithe pjesemarresit pergezuan per iniciativen dhe ne mirekuptim te plote vendosen qe festat e nentorit te ketij viti ti shoqerojne me nje aktivitet te madh te RRGBSH ne Tirana dhe ngarkuan Zyren përfaqësuese te Tiranes me perfaqesues z. Neritan Alku të jetë me funksion të përbashkët me UDA, dhe te gjithe perfaqesite e pranishme dhe te tjeret qe nuk mund te ishin ne kete takim inagurues, të behen katalizatorë, kordinatorë, lehtësues dhe avokat i interesave të përbashkëta të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Tiranë.

RIDA “Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali” inaguroi zyrën përfaqësuese te “Rrjetit Global te Bizneseve Shqiptare” (RRGBSH) në Tiranë.

Please follow and like us: