Albspirit

Media/News/Publishing

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare, që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç.

Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe është gjobitur nga Policia e Shtetit.

E gjitha kjo ndodhi pasi Hatixhja ka publikuar një video në “Tik-Tok” ku shihet qartë teksa e shtyn partnerin e saj të ecë me makinë duke tejkaluar normat e shpejtësisë.

Policia ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë.

 “Referuar pamjeve filmike në rrjetet sociale drejtuesi i mjetit është konstatuar duke mos rregulluar shpejtësinë në qendrat e banuara duke u bërë rrezik për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”- thuhet në shënimin e policisë në fletën e gjobës.

Policia i ka pezulluar dhe patentën për 6 muaj 19-vjeçares, sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor.

Vetë ajo në një reagim në Instagram, ka shpërndarë lajmin me një thirrje për Jasharin, të shoqin, që t’i bëjë gati helikopterin.

 “Jashar bëj gati Helikopterin”, tha ajo.
 19-vjeçarja në fakt, ka shkaktuar polemika dhe debate në rrjet, për një tjetër gjë.

Ajo shaqet si një besimtare e devotshme myslimane, por nga ana tjetër reklamon jetën luksoze.

Makina të shtrenjta, veshje dhe bizhuteri po të shtrenjta, udhëtime në vendet më luksoze, madje herë pas here shkon dhe me helikopte në shtëpi, për të shmangur trafikun e Tiranës.

Kjo ka bërë që të kiritikohet ashpër nga besimtarët myslimanë, të cilët thonë se ajo nuk përfaqëson besimin islam, me jetën që bën.

Madje e konsiderojnë si provokim, që ajo identifikohet me islamin.

https://www.gazetatema.net/lifestyle/besimtare-myslimane-dhe-jete-luksoze-19-vjecarja-shqiptare-qe-ka-ndezu-i457312

Please follow and like us: