Astrit Lulushi: Një herë e një kohë
Zymtësi ishte atëherë,
Si sot mot i vrenjtur
Gjërat nuk vdesin,
ose Mbeten të dëmtuara,
Në jetë kthehet trungu
Rrit përsëri degë
Një kokë rilidhet me një qafë,
ngrihet një kufomë e tërë.
Ky është veç vizion
Nuk është e vërtetë:
I vdekuri nuk kthehet
Edhe pse njeriu
Në mëngjes zgjohet
Duke menduar se
Kënga e zogut
Është thirrja e nënës.
Ku shkojnë gjërat e shkuara
Dikur fëmijë i vogël
Tani me ritëm kollitet.
Please follow and like us: