Dr. Lida Shosha: Për vdekjen e papritur tek moshat e reja
·
■Për vdekjen e papritur tek moshat e reja, shpesh fajësohen problemet e zemrës.
●Vdekja e papritur për arsye kardiake është përfundimi i shpejtë dhe i papritshëm i gjithë aktivitetit të zemrës. Brenda pak sekondash, personi nuk është më i vetëdijshëm dhe e humbet jetën.
Vdekja e papritur kardiake te njerëzit në dukje të shëndetshëm nën moshën 35 vjeç është e rrallë. Është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat.
Një sëmundje e zemrës që nuk është identifikuar mund të shkaktojë që një i ri të vdesë papritur gjatë aktivitetit fizik, siç janë sportet fizike. Por vdekja e papritur kardiake mund të ndodhë pa aktivitet.
Çdo vit, më shumë se 356,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara përjetojnë një arrest kardiak jashtë një strukture spitalore, si në punë,shtëpi, ambjente të ndryshme, etj. Vetëm rreth 10% e tyre mbijetojnë, madje edhe me trajtim mjekësor nga ekipet e emergjences jetëshpëtuese.
■Cilat janë pesë shkaqet më të zakonshme të vdekjes së papritur ,dhe cilat janë disa simptoma që pacienti mund të ketë përjetuar në minutar ,orët ose ditët që çuan në arrestin kardiak?
1●Aritmtitë fatale,malinje
2●Infarkti akut i miokardit,
3●Emergjencat cerebrale, hemorragji intrakraniale / goditje masive
(aksident cerebrovaskular, AVC)
4●Embolia pulmonare masive TEP,
5●Diseksioni ose ruptura aneurizmale e aortës, mund të shkaktojnë vdekje të papritur.
Please follow and like us: