Një biznes-woman si Anjeza Berati në rrugën ‘Myslim Shyri’
Anjeza Berati, mund të quhet në kuptimin e plotë të fjalës një biznes-woman, me një biznes bukurie, parukeri-estetike dhe kozmetike. ‘Anjeza Microblading’ në rrugën ‘Myslim Shyri’, një dyqan luxury, si dhe gjithçka që i duhet një femre për të qenë e bukur dhe e kuruar.
E njohur jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet më të rëndësishme në shkallë vendi, biznesi i saj është bërë një pikë referimi për dhjetra–qindra femra që duan të bëhen sa më të hijshme dhe që përpiqen ta zbukurojnë më shumë jetën e tyre.
Ajo është një nga femrat më të suksesshme në vend që nuk e ndjen konkurrencën dhe që së shpejti po përgatitet për një tjetër biznes.
Dikur është marrë me muzikë, por sot ajo i përkushtohet të bukurës dhe konkretisht duke i stolisur zonjushet dhe zonjat me vetulla microblading.
Një femër e pavarur, seksi, me linja të bukura thote se për të puna është kryesorja dhe se së shpejti do të vijë me risi e surpriza.