Xhoi Jakaj: Post mortem…
Që njeriu i thjeshtë preket kur vdes dikush është krejt e natyrshme, po ashtu edhe që shprehin ngushëllime e shkruajnë statuse!
Ata preken më lehtë se dhimbjet në jetët e tyre kanë lënë shenja!
Përshtypje kryesisht më kanë bërë POLlTIKANËT e të gjithë krahëve që e lavdëruan Gerti Bogdanin si modelin më të mirë… por asnjë nuk ndjek një model të tillë, çdo person pozitiv dëbohet nga politika dallavere dhe mashtruese që ne kemi ndërtuar e pranuar gjithë këto vite!
E përse duhet loti krokodilit. Pse?!…
Pasi sa ishte gjallë mirësinë e tij për t’u bërë më të mirë ju nuk e përdorët kurrë…
Personazhe të rralla si Gerti, i duam e vlerësojmë në maksimum pasi na ikin, i adhurojmë dhe lotojmë, ama edhe ne si shoqëri nuk luftojmë fare po fare… Që Kuvendi të mbushet me njerëz paqësorë e të ditur si Gerti. Qeveria të ketë shumë Ministra dhe drejtues qytetar si Gerti.
Shqipëria ka aq shumë nevojë për të tillë persona me vlera dhe virtyte, të paqtë e modestë, njerëzorë dhe familjarë, këtë model POLITIKANI duhet ta pranojmë, promovojmë e lartësojmë sa i kemi mes nesh! Pasi jo më kot dhemb në palcë ikja e një njeriu të mirë, ku për fat të keq ata po rrallohen në kohrat që jetojmë!
Duaje, nderoje, jepi vemendje, kohë e dashuri njeriut të mirë sa janë në këtë jetë, se kur ikin nuk na shikojnë as dëgjojnë, edhe nëse ndodh, qeshin me lot nga hipokrizia e botës së këtejme…