Bledar Koçi: Romancë…

Qaj një mall, e ti s’e di,
Kur të shoh pa frymë mbi letër.
Del prej meje poezi,
Më vjen qark, romancë e vjetër…
Bojëngjyer ç’mall të fortë,
Porsi unë, dhe imja penë.
Dhe më duket sikur thotë:
Pranë asaj më shkri poemë.
Zbrazur si nga qiell tjetër
Ç’yje mbledhur këtë natë.
Bashkë me ta, dhe penë mbi letër,
Të gjithë qamë një mall të zjarrtë.