Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Kur kryekrimineli bëhet “Führer”

Sa rëndësi ka të analizohet politika, politikanët, karakteri dhe sidomos diagnoza nervore e tyre?

Pothuaj 2000 vjet më parë Apostulli Pal i shkruante nxënësit të tij më të zellshëm Timoteut: 1 Timotetu 2:

  1. Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,
  2. Sdomos për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.

Këtu Apstulli Pal na thotë qartë se jeta e një personi, e një kombi varet nga politikanët që e sundojnë. Edhe shumë filozofë e analistë mendjendritur na transmetojnë edhe sot të njëjtën gjë. Në qoftë se politikanët janë të ndershëm jeta e popullit do të jetë e qetë, do të ketë paqe, dejtësi e begati, në të kundërt…

Në qoftë se do të fillonim të analizonim të keqen politikanët do t’i klasifikonim:

  • Të korruptuar,
  • Shumë të korruptuar…
  • Përbindësha.

Studjuesit dhe analistët bjenë dakort në faktin se të gjithë diktatorët që meritojnë të quhen përbindësha në fushën e politikës, kanë një tipar të përbashkët: Të gjithë këta persona kanë patur probleme mendore. Të gjithë këta persona kanë vuajtur nga deliri i madhështisë.

Historia na dëshmon se kur ndodh që një përbindësh të dominojë politikën shkakton vuajtje dhe shkatërrime të jashëzakonshme. Prandaj ka rëndësi jetike të jemi shumë të vëmëndshëm dhe të mos lejojmë që përbindëshat të marrin pushtet dhe të dominojnë politikën. Për lehtësi studimi faktet dhe argumentat në analizën tonë do t’i marrim duke iu referuar shembullit më të njohur kur historia na dëshmon se çfarë ndodh kur një përbindësh merr pushtetin politik: Adolf Hitleri.

Që në fëmijërinë e tij Adolf Hitlerit i dukej vetja se jo vetëm kish një talent të veçantë, jo vetëm se ish me aftësi të jashtzakonshme, por edhe se ish i paisur me dhunti e fuqi hyjnore. Ai besonte se kish një mision të veçantë në jetë dhe jo vetëm duhet të luante një rol të veçantë në kombin gjerman por në gjithë botën. Që në vitet e rinisë së tij të hershme Adolf Hitleri deklaronte botërisht: Do të vijë dita kur unë të bëhem një “Tribun i Popullit”. Shumë bashkëkohës dëshmojnë se i kishin parë shkëndijat e çmëndurisë në sytë e Hitlerit kur ai deklaronte që në moshë të re: “Unë do të bëj që kombi gjerman të rritet e të forcohet. Nën sundimin tim Gjermania do të marrë vendin që i takon do të të sundojë botën”! Në atë kohë shumë vetë e dinin se të gjitha këto ide ishin pasojë e një sëmundjeje nervore. Këtë fakt e njihnin mjekët të cilët e kishin diagnostikuar dhe e kishin kuruar që në vitet e rinisë së tij të herëshme, e dinin pjestarët e familjes, farefisit, fqinjët të njohurit e afërt dhe jo shumë të afërt, etj. Sa më shumë kalonte koha idetë dhe çmënduria e Hitlerit sa vinte e forcohej derisa morri formën e saj të plotë në librin programatik “Mein Kampf”. Edhe pasi u botua ky libër shumë vetë e kuptuan dhe kishin argumenta të shumtë që të vërtetonin se sëmundja nervore dhe jo frymëzimi hyjnor, ish burimi i vërtetë i të gjitha ideve politike që Adolf Hitleri shpallte në librin e tij “Mein Kampf”. Po mjerisht në atë kohë të gjithë këta persona heshtën. Ata e kishin ende mundësinë të demaskonin, kishin mundësinë të zbulonin me fakte të vërtetën e realitetin e sëmundjes nervore nga e cila vuante “Führer-i” i ardhshëm. Po ta kishin demaskuar këta persona të afërt në atë kohë Adolf Hitlerin, karriera e tij politike do të kish marrë fund, Lufta e Dytë Botërore do të ish evituar dhe do të ishin shpëtuar miliona jetë njerëzish. Por mjerisht këta persona që duhet të flisnin dhe të dëshmonin në atë kohë, heshtën. Shumë nga këta persona të afërt që qëndruan pasivë për arsye të frikës, egoizmit, etj., Hitleri i zhduku sistematikisht pasi morri pushtet sepse ai e dinte se kush mund ti bëhej i rrezikshëm. Po, po, historia na dëshmon se ata që heshtën dhe e nënvlerësuan, e pësuan.

Fillimisht Adolf Hitlerit i dukej se kish një talent të veçantë në fushën e pikturës. Plotësisht i sigurt në talentin dhe suksesin e tij tetor të vitit 1907 ai konkuroi për t’u pranuar si student në Akademinë e Artit në Vjenë. Nuk fitoi. Këtë vendim ai e quajti si një padrejtësi jashtëzakonisht të madhe. Ai besonte se të paaftë ishin antarët e komisionit të vlerësimit, jo ai talenti i shquar Adolf Hitler. Prandaj dhe ai qëndroi në Vjenë duke qenë i bindur se pikturat e tij do të pushtonin vetvetiu Vjenën dhe gjithë botën, dhe do të turpëronin komisionin që nuk e vlerësoi. Për këtë qëllim ai nuk nguroi të harxhojë të gjithë rezervat e tija financiare. Pavarësisht nga gjithë përpjekjet, pikturat e tij as nuk i vlerësonte dhe as nuk i blinte askush. Megjithatë Hitleri nuk mësonte nga disfatat. Gjithmonë fajtorë ishin të tjerët! Sa herë që përballej me disfata e ndronte vendbanimin dhe shkonte diku tjetër. Kudo ku merrte dhomë me qira e paraqiste vetveten dhe regjistrohej si shkrimtar dhe piktor akademik, tituj që zyrtarisht nuk i takonin. Në fillimin e vitit 1910 Hitleri i kish harxhuar të gjitha burimet e tija financiare dhe u detyrua të shkonte të banonte në azilin e të pastrehëve në Meidling që ndodhej në jugperëndim të Vjenës…

Pas gjitha këtyre disfatave në fushën e artit Adolf Hitleri filloi karrierrën e tij politike. Siç theksuam dhe më lart, në këtë etapë ai u ndihmua nga heshtja e personave që e njihnin, nga personat që duhet ta kishin demaskuar e penguar të merrte pushte politik. Por ata heshtën…

Si ujku në mjegull, si lumi i turbullt që mbyt të mirin e të drejtin dhe nxjerr në krye plerat dhe këllirat, në situatën e turbullt politike Adolf Hitleri përparoi, filloi t’i ngjit me shpejtësi shkallët e hierarkisë politike.

Si pasojë e sëmundjes së tij nervore Adolf Hitleri nuk ish në gjendje të dallonte ndryshimin midis të mirës dhe së keqes, krimit, kriminelit dhe viktimës, të vërtetës dhe mashtrimit. Ai jetonte në botën e delirit të tij. Deliri i tij i çmendurisë ish realitet për të dhe realiteti, e vërteta faktike që nuk përputhej me këtë delir të prodhuar nga çmenduria ish për Adolf Hitlerin një diçka kriminale e cila duhej luftuar me tërbim. Kjo u duk qartë në masat e tij politike, në konceptet për akitekturën e re të institucioneve, etj. Si pasojë e këtyre koncepteve Adolf Hitleri filloi të integronte krimin me politikën e me policinë. Shumë kriminelë ai i nxorri nga burgjet dhe u dha pushtet politik, legjislativ; shumë prej tyre i vendosi dhe si shefa të policisë, sidomos në Gestapo. Këta persona ishin shumë efektivë sidomos në shkatërrimin e kundërshtarëve politikë dhe terrorizomin e popullit. Njerëzit e talentuar dhe patriotë Hitleri i vendoste nën komandën hierarkike të kriminelëve dhe sadistëve. Sa herë që e informonin për një person të aftë në çfarëdo fushe të ishte, asnjëherë ai nuk e caktonte të ish drejtues. Gjithmonë ai duhej vënë nën komandën e një injoranti sadist…

Mund të zgjateshim shumë me analiza, të cilat janë padyshim të vlefshme por një artikull ka kufizimet e tija, megjithatë këtu duam të përmendim një fakt me rëndësi parësore: Pjesëmarrjen e Hitlerit në kultet satanike. Është fakt historik se Adolf Hitleri dhe disa nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë ishin pjestarë të kulteve satanike. Për këtë do të sugjeronim materialet që gjenden në muzeun historik “Wewelsburg SS Center”.

Historikisht është e provuar në mënyrë të pakundërshtueshme se Adolf Hitleri dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë ishin pjestarë të grupeve satanike të cilat e quanin vetveten ardhuruesit e “djellit të zi”. Po ashtu bashkëpuntori i tij i afërt Heinrich Himmler deklaronte se ideja për dhomat e gazit i kish ardhur ndërsa kish kaluar një natë të tërë brenda në varrin e një nga mbretërve më të shquar të historisë Gjermane, etj, etj. Pa u futur në detaje, duam të theksojmë faktin se në këto kulte satanike praktikohet dhe propagandohet se metoda dhe mënyra më e mirë e suksesit në politikë dhe kudo tjetër është kanibalizmi. Pikërisht këtë bëri dhe Heinrich Himmler në Kampet e Shfarrosjes: Një kanibalizëm industrial ku prodhohej sapun nga trupat njerëzorë, etj. Nuk është rastësi që në sistemin e makinerisë të shfarosjes u fut dhe përdotimi pjesëve të trupave njerëzorë si lëndë e parë për industrinë. Ky fakt ish zbatimi në praktikë i parimeve të kulteve satanike që frymëzonin Adolf Hitlerin dhe bashkëpuntorët e tij të afërt. Këtu po citojmë edhe një fakt, një tipar të përbashkët të personave të cilët quhen “përbindësha të politikës”: Pothuaj të gjithë këta persona kanë lidhje me kultet satanike dhe pothuaj të gjithë këta persona besojnë dhe zbatojnë parimin e kanibalizmit. Heinrich Himmler në Kampet e Shfarrosjes ndërtoi industrinë e prodhimit të sapunit, etj. duke përdorur si lëndë të parë industriale pjesët e trupave njerëzorë, jo për arsye ekonomike, por i motivuar nga parimet okultike e satanike të kanibalizmit. Po e përsëritim dhe po e theksojmë këtë fakt sepse megjithse është një fakt i njohur dhe dokumentuar shumë herë kapërcehet. Sipas parimeve të që deklarojnë dhe zbatojnë përfaqësuesit e këtyre kulteve: ti e mposht plotësisht një armik dhe do të kesh sukses në qëllimet e tua vetëm kur ha ose si në rastin e Heinrich Himmlerit në Kampet e Shfarrosjes, kur përdor si lëndë të parë industriale pjesët e trupave të armiqve të tu.

Personat që meritojnë të klasifikohen si përbindësha të pushtetit politik si pasojë e çmendurisë së tyre janë të bindur se gjithë kombi që ata sundojnë ka vetëm një funksion: Ti shërbejë “Führerit”! Një person i “zgjedhur” një “Führer” i vërtetë, sipas logjikës së çmendurisë, ka të drejtë të “hajë” gjithë kombin: Adolf Hitleri në momentet e fundit të jetës së tij deklaronte i revoltuar se kombi gjerman ish një komb e një racë infriore e cila duhej të zhdukej plotësisht pasi pavarësisht se kish patur një “Führer” si ai e kish humbur luftën. “Kombi Gjerman nuk u tregua i denjë për një ‘Führer’ si unë! Gjermanët e treguan se faktikisht janë një racë inferiore dhe meritojnë të zhduken”! Këto ishin fjalët e fundit të Adolf Hitlerit.

Një miku im i afërt, analist i njohur, më vjen një mbrëmje me një shqetësim të madh: Një përbindësh i ri është lartuar në fushën e politikës! U mundova ta qetësoj dhe i kërkova të mos nxitohet në konkluzione para se ti ketë analizuar me thellësi faktet. Ai më argumentoi:

Është fjala për një një pinjoll të përkëdhelur të kastës sunduese të një prej vendeve më diktatoriale në botë. Edhe ky person ashtu si edhe Adolf Hitleri dikur, ishte dhe vazhdon të jetë i bindur se ka një talet të jashzakonshëm në pikturë. Po ashtu si Hitleri dikur edhe ky person vendosi të shkojë në Paris duke qënë i bindur se me talentin e tij do të pushtonte shpejt jo vetëm Parisin, por gjithë botën. Njësoj si Adolf Hitleri talentin e tij “nuk arriti ta kuptonte” askush në Paris e askund, kështu edhe ky person, ashtu si pararendësi i tij Adolf Hitler, përfundoi në azilet e të pastrehëve të Parisit.

Flitet se më vonë, kur pa se pikturat e tija nuk shkonin, filloi të bëjë kondrabandë me ikona të vjedhura. Thonë se për këtë arsye edhe u arrestua dhe kaloi jo pak kohë në burgjet e Parisit. Aty, në kulmin e rënies dhe të fatkeqësisë së tij, pati mundësinë të takojë përfaqësuesit e kultit satanik të errësirës të cilët vetëquhen “Të Ndriçuarit”. (Sa më e errët errësira aq më shumë kërkon të paraqitet si dritë). Gjithashtu thuhet se që në atë kohë filloi lidhja e tij dhe me klanin famëkeq  të “Sorrave”. Sa për sqarim, më tha miku im, klani i “Sorrave” që ka pozita drejtuese brenda kultit të “Të Ndriçuarve” është një klan që punon nën maskën e shoqërive bamirëse… Dëshmitarë që nuk guxojnë të dëshmojnë hapur thonë e pëshpërisin se pikërisht këtu, brenda mureve të burgjeve të Parisit, sipas ritualeve të errëta të kultit të “Të Ndriçuarve” u lidh pakti i këtij personi me djallin; në mënyrë të ngjashme ashtu si u lidh pakti i doktor Faustit me Mefistofelin në tragjedinë e Johann Wolfgang von Goethe. Ndryshimi në këtë rast është se tragjedia në fakt u projektua për shtetin dhe kombin nga vinte ky pinjoll i llastuar, pasardhës i ish kastës diktatoriale. Miku im më thotë se programi i kultit satanik i “Të Ndriçuarve” ka si program shkatërrimin e kombeve, shkatërrimin e familjeve, shkatërrimin e çdo identiteti… Pakti ishte ky: “Ne të nxjerrim nga burgu, të bëjmë “Führer” me pushtet të pakufizuar në vendin dhe kombin tënd, por ti do të zbatosh me përpikmëri planin dhe programin tonë!” Pasi të kesh zbatuar deri në fund programin tonë të shkatërrimit të kombit tënd ne do të të caktojmë në një pozitë shumë të lartë në hierarkinë e politikës botërore. Emri yt do të mbetet në histori” !

“Përse jo, u përgjigj pinjolli i llastuar, unë gjithmonë e kam ditur se kam lindur dhe jam i predestinuar për vepra të mëdha”!

Nuk janë të paktë ata që dëshmojnë se ky person në rininë e tij ka patur probleme mendore.Hapur nuk guxon të flasë askush. Materialet që dokumentojnë diagnozat e tij janë zhdukur. Megjithatë edhe sot në gjithshka që thotë apo vepron, në çdo gjest të këtij “politikani të shquar” del qartë deliri i vetardhurimit dhe madhështisë.

Ashtu si në tragjedinë e Doktor Faustit, me fuqinë mefistofeliane të grupit të “të ndriçuarve” ky pinjoll i diktaturës mori pushtet pothuaj të pakufizuar, shumë më të lartë se ish parardhësit e tij në diktaturën paraadhëse. Përveç kësaj tani ai ka edhe një mision mefistofelian: Shkatërrimin e kombit! Dhe këtë mision po e kryen me një përkushtim më të madh se të gjithë kolegët e tij:Ndërmjet të tjerave, fillimisht ai doli hapur duke quajtur vëlla një person i cili ka planifikuar dhe ka marrë pjesë drejtpërdrejt në gjenocidin që është kryer mbi bashkëkombasit e tij. Pastaj duke keqpërdorur pozitën e tij politike u bë avokati i këtij personi dhe planeve të tija shkatërruese në arenën ndërkombëtare. Sot pasi nuk del dot hapur për të mbrojtur këtë politikan, për shkakun e presionit ndërkombëtar, përsëri vazhdon ta mbështesë me të gjitha mënyrat duke hartuar ligje dekrete e politika të brendshme që i favorizojnë armiqtë e kombit të tij edhe i ndihmojnë ata në planet e tyre për të pregatitur gjenocide të reja. Shkatërron buqësinë, blektorinë, sistemin arsimor dhe shëndetësor… gjithçka. Drejtësi nuk ka, nuk ka si të ketë: Mafiozët kanë marrë pozita drejtuese në administratën shtetërore, ata kanë pushtet të vendosin legalisht gjoba. I njëjti personi që vendos gjobën për bashkinë vret ata që nuk paguajnë sepse përfaqëson njëkohësisht edhe mafjen. Këto vrasje kryhen në mes të ditës, në mes të qytetit. Askush nuk guxon të ndihmojë viktimën që përpëlitet i gjakosur në mes të ditës, në mes të rrugës. Me vonesë vjen policia, po në vend që të ndjekë e të zbulojë fajtorin përpiqet të mbulojë krimin: Thotë se ish vdekje aksidentale… Për prokuroritë nuk ja vlen të flasim. Edhe ata persona që janë të ndershëm si në polici e prokurori i bllokon politika, vetë “Führeri” personalisht. Masat e ligjet që vendos qeveria e diktuar nga “Führeri” shkatërrojnë bujqit e blektorët vendas dhe favorizojnë të huajit. Nuk ndërtohet industria. Alternativa e vetme na qënka zhvillimi i turizmit ku të rinjtë të bëhen kamarierë “të lumtur e të begatë”, me një fjalë gjithë jetën shërbëtorë, që të krijohet një mentalitet kombëtar prej shërbëtori e puthadori, etj, etj.Me një fjalë “Führeri” i mbështetur nga Mefistofeli sipas planit të “Të Ndriçuarve”, planifikon dhe merr të gjitha masat që jo vetëm të shpopullohet por bën gjithshka që çdo njeriu të ndershëm ti pështiroset vëndlindja e të largohet pa kthyer më kokën mbrapa…

Po bashkëpuntorët? Bashkëpuntorët e tij, madje dhe ata që i janë besnikë deri në vdekje, i trajton si fermeri patat. Fillimisht i ushqen me llokmat e vjedhura. Ata të entuziazmuar gagaritin pa pushim për të. Pastaj pasi i ka majmur dhe pëdorur i ther dhe merr pata të tjera. Patave të reja u premton se do tu qëndrojë besnik, se nuk do ti therrë kurrë.Dhe patat e reja besojnë, hanë pa ngurim në lokmat e vjedhura, majmen, gagarisin… Duket sikur nuk kuptojnë nuk e dinë se çfarë pret në të vërtetë. Nuk e kanë kupruar ende parimin e kanibalizmit të “Führer-it” të tyre. Ai nuk ha e shkatërron vetëm kombin e armiqtë e tij politikë, por edhe miqtë e tij më besnikë…

“Situata është krejt pa shpresë! Na mbetet vetëm një rrugë: të ikim dhe të mos kthejmë kokën e të shohim mbrapa!” më tha miku im.

“Mik i shtrenjtë” iu përgjigja. “Ti e di kompeteca ime është në fushën e historisë dhe jo në politikën e ditës. Për këtë arsye as nuk mund të konfirmoj dhe as mund të korrigjoj asnjë nga faktet që më paraqit. Në qoftë se këto fakte qëndrojnë, sidomos fakti se personi në fjalë ka lidhje dhe ka ardhur në pushtet me ndihmën e grupit të “Të Ndriçuarve”, sidomos në qoftë se vërtetohen lidhjet e tij me klanin e “Sorrave”, padyshim se këtu tejkalohet koncepti i “Politikanit Shumë të Korruptuar” dhe padyshim kemi të bëjmë me një rast të qartë të një “Përbindëshi të Politkës”!

Në një pikë nuk jam aspak dakort me ty mik i nderuar. Nuk jam dakort me konkluzionin tënd: “Situata është krejt pa shpresë! Na mbetet vetëm një rrugë: të ikim dhe të mos kthejmë kokën e të shohim mbrapa”.

Ti e di se të gjithë përbindëshat e politikës kanë përfunduar me turp. Ashtu si përfundoi Adolf Hitleri.

Adolf Hitleri fillimisht pati suksese të habitshme. Kryeministri i Anglisë Neville Chamberlain ishte i mendimit se nuk duhej ti rezistonin Hitlerit, por të largoheshin dhe ta ngrinin shtetin anglez në kolonitë. Por pas tij ardhi në pushtet Winston Churchill. Në situatën më të vështirë ai mbajti fjalimin e tij historik: “Do të luftojmë në fushat tona, do të luftojmë në malet, do të luftojmë në bregdet  do të luftojmë në qytete dhe do të luftojmë në fshatrat tona: Do të luftojmë kudo dhe me gjithshka! Nuk do të dorëzohemi kurrë”.

Kështu Anglia, gjithë koalicioni luftoi dhe fitoi.

Përbindëshat mund të mposhten. Përbindëshat duhen luftuar. Zoti vetë i ndihmon ata që luftojnë të keqen! Sado që të zgjatë, më në fund e vërteta gjithmonë triumfon mbi mashtrimin, drita gjithmonë e mposht errësirrën!

Please follow and like us: