Muzika e filmit “Duaje emrin tënd” të Thoma Simakut në Festivalin e Prishtinës
Mbrëmë, më 20 shtator 2024, në natën e tretë të festivalit të muzikës së dhomës “DAM” në Prishtinë, u ekzekutua dhe pjesa e mbështetur
në kolonën zanore të filmit “Duaje Emrin Tënd” e kompozitorit Thoma Simaku.
E kompozuar rreth 40 vite më parë, muzika e këtij filmi tingëllon tepër e freskët edhe sot; kompozitori e ka përshtatur këtë temë në disa pjesë për instrumenta të ndryshëm. Por këtë rradhë pjesa u interpretua në një version të ri, për Harpë, nga muzikantja shqiptare nga Maqedonia e Veriut me banim në Beligjikë Bujana Ameti.
Ky interpretim mund të dëgjohet në këtë link: https://www.facebook.com/share/v/XgHyUSEgMfEC6vzH/
Versioni për piano solo, e botuar në Angli me titullin “Love Your Name”, është transmetuar nga Radio Kombëtare franceze “France
Musique”, në interpretimin e pianistes Marsida Koni, e cila e ka inçizuar në CD-në e publikuar nga Shtëpia Diskografike hollandeze
“Brilliant Classics”, dhe mund të dëgjohet në Youtube