Edmond Kaceli: Festë madhështore në Asti, Itali!
Festë madhështore në Asti, Itali! Një festival ngjyrash, ku dominonte e kuqja, i paarritshëm në llojin e vet! Festa e organizuar të dielën në qytetin e Astit, në Itali, me pjesëmarrjen e shoqatave shqiptare nga krejt territori italian! Për vitin e tretë radhazi 21 shtatori, i organizuar nga ASSOAlbania Asti dhe Qendra kulturore “Margarita Xhepa”, mbështetur nga komuna e qytetit të Astit, shpalosi ngjyrat, bukurinë e kostumeve, valleve tradicionale dhe bukurinë shqiptare!
Gjatë festimeve të pranishmit patën rastin të njohin dhe artin e piktorëve shqiptarë Skopeci, Vera Gavoçi, si dhe fotografitë e Edmond Kacelit.
Në fund ishte këngëtarja Irma Libohova që me zërin e sajë të rrallë zbukuroi këtë ditë të pazakontë!
Disa nga fotot e e realizuara gjatë festimeve nga Edmond Kaceli, Itali.


