Albspirit

Media/News/Publishing

BAMIRËSIA… dhe kuptimet e saj sipas meje dhe çdo njeriu të mirë mbi këtë tokë!

Xhoi Jakaj

  1. Mirësi do të thotë, kur të veprosh të japësh dhe minimumi të mos marrësh për vete më shumë se jep?! Dhe pse në logjikë bamirësia është për të dhënë, jo me marrë!
  2. Morali i bamirësisë është bazë e besimit dhe plotësimit të tij në formën më të pastër shpirtërore dhe njerëzore!
  3. Nëse dëshiron t’u fitosh dashurinë e mirënjohjen atyre që mbështet, bëje me sjelljet e tua, plotësoji dhe kryeji veprat e mira në mënyrën më të bukur të mundshme, pa i lënduar, as ulur dinjitetin!
  4. Bamirësia është një nga veprat e pëlqyera të njeriut dhe më të përdorurat në 10 vitet e fundit për famë, nga shumë individë këtu te ne, por edhe në botë!
  5. Nuk është bamirësi përdorimi i mirësisë, por është durimi i durimtarëve në kohëra të vështira të skamjes dhe të sëmundjes së një personi, qoftë dhe kur nuk e njeh fare, por duke e bërë të mirën dhe nga larg.
  6. Bamirës janë ata të cilët japin në kushte të lira, edhe dhurojnë pa bërë kompromise të errëta!

Post scriptum: Si përfundim bamirësit e vërtetë u shtofshin. Ata të rrejshmit u pakësofshin, o Zot!

Please follow and like us: