Izraeli bombardon strehën e Hezbullahut, mister fati i Nasrallahut
Forcat izraelite kanë bombarduar gjashtë godina në Bejrut të Libanit, teksa një prej tyre dyshohet se është qendra e militantëve të Hezbollahut.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjashtë godina shumëkatëshe janë sheshuar nga sulmi me raketa, ndërsa në objektiv ka qenë lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah.
Fati i këtij të fundit nuk dihet.
Sulmi ka ndodhur teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ishte duke folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai kërcënoi si Hezbollahun edhe liderat e Iranit, duke thënë se “nuk ka vend në Iran ku nuk mund të arrijë dora e Izraelit”.
Please follow and like us: