Albspirit

Media/News/Publishing

Papa më jetëshkurtër në histori, që vendosi ndalimin e duhanit në vende publike

Është portreti i Papa Urbani VII, Papa më jetë-shkurtër në histori, i realizuar nga Jacopino del Conte  (1513–1598). Më 27 shtator 1590 – Papa Urbani VII ndërroi jetë  nga malaria vetëm 12 ditë pas zgjedhjes dhe para se të kurorëzohej zyrtarisht si kreu i Kishës Katolike, duke u bërë Papa më jetë-shkurtër i Kishës së kohëve moderne. Por megjithë qëndrimin 12-ditësh në post, Papa Urbani VII njihet si zyrtari i parë në botë që vendosi masën e ndalimit te duhanit në vende publike – ai kërcënoi me shkishërim të gjithë ata që kapeshin duke pirë duhan në mjediset e Kishës, (brenda ose jashtë) – qoftë me tymosje, përtypje ose thithje në formë pluhuri nga hundët.

Please follow and like us: