Producenti Sokol Guga ndodhet në Romë për takimin me artistin e madh italian Alan Sorrenti
Tashmë është konfirmuar se edicioni i 10-të i spektaklit “Krishtlindje në Tiranë 2024” do të sjell një emër të madh të muzikës italiane, kantautorin e mirënjohur Alan Sorrenti. Siç është bërë traditë, spektakli i Krishtlindjeve do të transmetohet për të gjithë teleshikuesit në televizionin kombëtar Klan Plus. Këtë edicion të 10-të, producenti Sokol Guga do i jap një vëmëndje të veçantë edhe fëmijëve, ku do të ketë një “gërshetim” brezazh.
Producenti e prezantuesi i mirënjohur Sokol Guga, ndodhet në Romë për t’u takuar me artistin e madh italian e për të nënshkruar edhe marrëveshjen e bashkëpunimit. Guga ka “ndezur motorrët” për të realizuar në këtë vit jubilar një super spektakël. Pjesë e këtij edicioni janë emra të mirënjohur të skenës si këngëtaria Alma Bektashi, Leonora Poloska, Redon Makashi, Kamela Islamaj, Kejsi Tola, Vivien Biagioni e shumë artistë që do të jenë në këtë vit jubile, i cili do të realizohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.