Nipi i Luan Krasniqi, Ardiani, fiton me nokaut në raundin e parë
Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, ndaj Saul Ivan Male. Ardiani është nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi kurse u ndesh me boksierin nga Uganda, Saul Ivan Male. Krasniqi meçin e fitoi në raundin parë me një goditje të fuqishme, ku kundërshtarin e rrëzoi në tokë duke mos i dhënë mundësi të ngrihej. Në këtë natë fitore morën edhe boksierët tjerë shqiptar, Altin Zogaj dhe Eris Bajra.
Please follow and like us: