ROLAND TASHO, MJESHTËR I FOTOGRAFISË, DOKUMENTUES I HISTORISË
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI
Një album i ri i mjeshtërit të fotografisë Roland Tasho është në dorë të të apasionuarve të fotografisë në këtë fundshtatori. Tirana jonë e dashur vjen në këtë album si një analizë krahasimore: “Tirana dje dhe sot”. Kushdo që ka parë albumet e mëparshme të mjeshtërit Tasho mrekullohet që një copëz të Tiranës së djeshme e ballafaqon jo me fjalë me me foto që flasin sa njëmijë fjalë. Rolan Tasho “të merr për dore” dhe të çon në rrugë e rrugica, në tregje e institucione, tek Lana, Piramida, Sheshe e parqe, rrugë e bulevarde. Ai të tregon si ishte dhe si është në një album plot dritë e kolorit pasionant, me thjeshtësi, me qartësi, me kthjelltësi, me dritë, që sjell të gjitha stinët, që di të “prekë” vellon tiranase në gjithë dimesionet e saj plot kulturë, finesë dhe artistikisht të arrirë. Faqeve të albumit mund të rrugëtosh plot frymëzim dhe të çlodhesh duke shijuar fotot artistike. Por artistikisht të përkrryera fotot e aparatit të mjeshtrit Roland Tasho i ka bërë që të flasin një tjetër mjeshtër në fushën e shtypshkrimeve, “Gentgrafik” që drejtohet plot profesionalizëm në shtypshkrime Angjelo Kazo. Kushto që shikon produktin e Gentgrafik mrekullohet nga librat, revistat e albumet plot finesë e cilësi, artistikisht të arrira, thjesht dashurohen dhe nuk heqin dorë nga më të mirët në Tiranë. Albumet janë testament fotografije që e ka origjinën prej më shumë se një shekull e gjysmë. Rrugëtimi i fotografisë është interesant dhe nga “pronë” e europianëve u shprnda në gjithë civilizimin botëror.
Fotografia, një dhuratë për botën dhe fotografët shqiptarë
Fotografia i ka rrënjët te shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në vitin 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht 1839, prandaj edhe njihet si “Dita Botërore e Fotografisë”. Rrugëtimi i fotografisë nis me dy francezët, Nicephor Niepce dhe Louis Daguerre, (më 1837), që bota i njeh si zbuluesit e fotografisë, pasi ata zhvilluan teknikën e parë dhe procesin kimik i cili mundësonte ruajtjen e pamjeve. Në të pastajmen pasuan me dekada zhvillimet teknike deri në prezantimin e parë të aparatit “Kodak” ne vitin 1889 ky zhvillim arriti një pikë zhvillimi dhe që u përhap në të pesë kontinentetet. Fakt është se vetëm elektronika dhe digitalizimi kane sjellë një medote të re fotografike, por mjeshtëra si Roland Tasho dhe të tjerë në Shqipëri janë ata që shkruan epokë suksesi dhe mbeten dokumentues të historisë së vjetër dhe të re shqiptare. Fotografë që vunë gurët e artit të fotografisë janë të shumtë dhe mbeten mësuesit e epokave si: Pietro Marubbi (1834-1903) italiani i lindur në Piacenza të Italisë, mbështetësi i flaktë i Garibaldit, do ta lidhte jetën e tij përjetësisht me Shqipërinë dhe do të hynte në histori si fotografi i parë i vendit tonë. Përndjekja nga forcat austro-hungareze e detyruan italianin Marubbi të emigronte drejt Shqipërisë, ku mbërriti rreth vitit 1850. Pietro do ta shqiptarizonte edhe emrin e tij për t’u njohur si “Pjetër Marubi”. Marubi hapi të parën studio fotografike “Foto Marubi”, vijues është Kel Marubi dhe brezi i tretë i fotografëve Marubi që ishte djali i Kelit, Gegë Marubi (1907-1984), që studioi në Lion të Francës në 1923- 1927 pranë shkollës së parë të fotografisë dhe të kinemasë të themeluar nga vëllezërit Lymier, dhe punoi në Shkodër si fotograf nga viti 1928-1940. Emra të tjerë të fotografisë janë edhe: Gjon Mili (1904-1984), Kristaq Sotiri (1883 – 1970), Petro Dhimitri (1886 – 1953), Kristo Sulidhi (1858 – 1938), Perikli Kaçauni (1870 – 1940), Dhimitër Vangjeli (1872 – 1957), Vani Burda (1875 – 1949), Thimi Raci (1886 – 1966), Dedë Jakova, Ymer (Mer) Bali, Mandi Koçi (1912-1982), Besim Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka, Jani Ristani, Misto Cici, Mandi Adham Koçi (1912 – 1988), si dhe të njohur të kohës sonë, Armando Babani, Nikolin Pici, Vladimir Bizhga, Rexhep Kapole, Pandeli Ristani, Gani Xhengo, Ardian Bushi, fotografi i shquar fotografi Kostandin Poga etj.
Roland Tasho, fotografi që ka hyrë në histori
Tashmë është mjaft e njohur veprimtaria e fotografit simbol të imazhit shqiptar Roland Tasho. Ai është fotoreporter shqiptar i njohur për fotografitë e tij në protestat e dhjetorit të viteve ’90-të, por edhe për një sërë albumesh që kanë në qendër komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë. Roland Tasho e filloi karrierën e tij si fotograf në vitin 1982 në laboratorin e ndërmarrjes komunale ku punoi për pesë vite, ndërsa në periudhën 1987-1992 ai ishte fotoreporter i revistës së njohur “Ylli”. Ishte gjatë kësaj kohe kur ai realizoi disa nga fotografitë më të njohura për periudhën në lidhje me protestat e dhjetorit të viteve ’90-të në Shqipëri. Në vitet 1993-1996 ishte fotoreporter në gazetën “Aleanca”, një vit më vonë (1997-1998) në gazetën “Shekulli” dhe që nga viti 1999 ushtron aktivitetin e tij si fotograf i pavarur. Nga viti 2001, Roland Tasho është botues i shumë albumeve të njohur fotografike, shumica e të cilëve kanë dokumentuar jetën e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut të tyre. L’Altra Albania (2002), Urë ndërtuesit-Bridge Builders (2008), I speak Albanian (2010), Les Albanais de France (2011), Shqiptarë në Greqi (2012), Shqiptarë në Çeki (2018), dhe Shqiptarë në Hungari (2019), paraqesin portrete shqiptarësh që u përkasin jetës së zakonshme e figura të shquara respektivisht në Itali, Zvicër, SHBA, Francë, Greqi, Çeki, Hungari etj. Veprat e tjera përfshijnë Qëndresa në sytë e Kosovës, Kosovar Fortitude (2001), Marubi (2003), Një Kalvados me Robert Shvarc (2007), Nënë Tereza me shqiptarë (2012), Një karrige për shkrimtarët (2013), Album Fotografik Përmeti (2020), “Kadare dhe Gjirokastër” (2021), “Tirana dje dhe sot (2024), që është edhe albumi i fundit i promovuar këtë fundshtatori në një ambjent të këndshëm artistik si dhe me një audiencë të përzgjedhur të fushës së fotografisë, të artit, të gazetarisë si dhe pjesëmarrës nga Shoqata “Labëria” dega Tiranë, të Shoqatës “Fushëbardha”, “Vëllazërimi kuciot”, “Rexhini”. Merrni pjesë edhe Aleksandër Cipa, Angjelo Kazo (që është edhe botuesi) dhe Vlash Leka. Fotografi Roland Tasho nuk i mban si “pasuri personale” por ja kthen qytetarit shqiptar si dokument ekspozitat fotografike, albumet për transformimin e Tiranës në shumë pika fotografimi si Lana, Piramida, Pazari i Ri, etj, flasin për një profesionist mbi dyzetvjecar si fotograf. Dikur ka punuar me aparate si “Hasselblad”, “Linhof”, një nga mbretërit e aparatit, për të mbritur tek aparatet moderne profesionale që mund të “luash” me imazhin dhe që në dorën e mjeshërit e bën fotografinë të flasë. Mjeshtëri krijon imazhe nga nostalgjia në kohë në ralitete të reja, krijon me të vërtetë ekspozitë dhe atmosferë aq sa dashamirësit e artit dhe të rinjtë, kanë se cfarë të mësojnë nga një fotografi më shumë se nga një dokument arkivor. Fotografi profesionist ka fotografuar të gjitha shtresat e popullit, imazhe që kanë ardhur për popullin por që edhe “flenë” të zgjohen në kohën e duhur. Roland Tasho ka një histori edhe me fotografimet e 43 shkrimtarëve në një karrike ku kanë firmosur edhe cifti Kadare, ku kanë lënë firmat të parët që 26 vite më parë, më 1998. Një dorë profesionale artisti sjell për popullin e tij për njerëzit dimesionin social e kulturor jetën e vërtetë shqiptare pasi hulumton qiellin, tokën dhe detin e Shqipërisë, shkon në Fushëbardhë, Labëri, në gjithë krahinat, në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Është mjaft domethënëse “fjala hapëse” e autorit të albumit Roland Tasho tek albimi më i fundit “Tirana dje dhe sot” i shtypur cilësisht nga “Gentgrafik”: Tirana ku kam lindur ka ndryshuar shumë, por edhe Tirana ku unë kam filluar profesionin e fotografimit në vitet ’80-të nuk gjendet më…kam fotografuar sa kam mundur qytetin e vendlindjes..”Tirana dje dhe sot” lindi nga një punë disa dekadash e arkivit tom fotografik… ky botim synon të përfshijë një krahasim vizual të qytetit në periudhën e kaluar duke u përballur me të sotmen…”. Sigurisht, historia e profesionalizmit fotografik do të vijojë.
*
Çmime nderi për mjeshtrin e fotografisë, për fotot që shndrohen në dokument
Vlerësimet dhe cmimet nuk kanë qenë kurrë objektiv i mjeshtrit. Meraku i tij është vetëm tek produkti cilësor, tek albumet dinjitoze që flasin për epokën tonë të “shkruajnë” imazhin shqiptar. Çmimet për mjeshtër Tashon janë tërësisht të merituara dhe mund ti përmbledhim në: “Fotografi i vitit nga Fondacioni HARPA” (2023), Medalje Mirënjohjeje nga Presidenti hungarez, Ader Janos (2016), Çmimi i parë “Soros” në media (2000), Çmimin e tretë në Konkursin ndërkombëtar “Marubi” (1996); “Fotografi i vitit”nga Drejtoria e Rinisë në Ministrinë e Kulturës (1996), Çmim i parë në Konkursin e Fotografisë Artistike “Click Sagra”, Ankona (Itali) (1992), Medalja “Naim Frashëri” (1988), Ndërkohë publikimet e tij janë sa interesantë aq edhe tërheqëse si “Shqiptarë në Kroaci, Gent Grafik, Tiranë, Kadare dhe Gjirokastër, Mediaprint-Tiranë, 2024, 2021, 2020; Album Fotografik Përmeti, Bashkia Përmet, Shqiptarë në Hungari, Gent Grafik, Tiranë, 2019, Shqiptarë në Çeki, Gent Grafik, Tiranë, 2018, Një karrige për shkrimtarët, Toena, Tiranë, 2013, Nënë Tereza me shqiptarë, Gent Grafik, Tiranë, 2012, Shqiptarë në Greqi, Gent Grafik, Tiranë, 2012, Les Albanais de France, Albimazh-Tirana, 2011, I speak Albanian, Onufri, Tirana, 2010, Urë ndërtuesit – Bridge Builders, 2008, Një Kalvados me Robert Shvarc, Tiranë, 2007, Marubi, MKRS, Tiranë, 2003, L’Altra Albania, Onufri, Tiranë, 2002, Qëndresa në sytë e Kosovës, Kosovar Fortitude, Onufri, Tiranë, 2001. Ekspozitat e Roland Tashos kanë qenë të sukseshme në Itali, Francë, Gjermani, Hungari, Rusi, Austri, Belgjikë, Argjentinë, Zvicër, Greqi, Portugali, Kosovë si edhe në Shqipëri. Arritjet artistike të Roland Tasho kanë qenë sinjifikative në një numër të madh ekspozitash të hapura brenda dhe jashtë vendit. Ai mori medaljen “Naim Frashëri”, më 1988 dhe katër vjet më vonë fitoi çmimin e parë në Konkursin e Fotografisë Artistike “Click Sagra” në Ankona. Më 1996 u shpall “Fotografi i vitit” nga Drejtoria e Rinisë në Ministrinë e Kulturës dhe fitoi çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar “Marubi”, ndërkohë që në vitin 2016 u vlerësua me një medalje mirënjohjeje nga presidenti hungarez Ader Janos. Për të gjitha këto për fotografët gazetarët kanë qenë të kursyer në fjalë, në vetëmrreth 20-25 shkrime. Por në fakt fotot e mjeshtrave flasin më shumë se njëmijë fjalë, flet vepra, kultura, shprehja artistike, gjetja e motiveve, jeta në të gjithë vendin nga Konispoli e Ksamili në Valbonë, Theth e Valbonë vjen për shqiptarët në mënyrën më të bukur të mundshme. Kjo dallon në albumet plot vlerë artistike të Roland Tashos. Mijëra fotografi të tij mbajnë shpirtin e tij, qetësinë dhe mirësinë njerëzore, vlerën e një artisti që më shumë se me fjalë flet me aparatin fotografik me mjeshtërinë e tij, që duket si një dhuratë e Zotit, për mjeshtërinë që rrallëkush e zotëron me shpirt krijues.