Pajtim Sejdinaj: Lutje Zotit
Satirë
O Zot na bëjë një nder!
Na ndërro ‘portat’ njëherë!
Gratë të bëhen burra!
Burrat të bëhen gra!
Mbase nuk bëhet ndonjë hata!
Gruaja: Zot jam në hall!
burri m’i theu
dhemb e dhëmballë!
O Zot kam grua një jetë të tërë!
Me burrin jemi zënë
Le të bëhet burri njëherë nënë!
Mësuar të bredhë!
“Si kali në lëmë”
Nuk di ç’është fëmija
E ka mëndjen te mezja, rakia
Ishalla t’i mbledh mendjen Perëndia!
Burri: Më ka ikur mendja-“tepeleku”
Më ka mbetur vetëm
dybeku dhe dyfeku!
Gruja s’do t’ia dijë! Ka halle kjo shtëpi!
Del nëpër gjitonë me filxhan në dorë
Hedh në fall burrin të bjerë ‘dëshmor’!
Të lutemi o Zot na bëjë një nder
Na ndërro portat njëherë.
Burri: Gruas t’i vijnë mend!
Gruaja: Aman o Zot se burri m’u çmend!
*Tepeleku: Truri
Please follow and like us: