Edmond Kaceli: Mëkatar

Kisha me dashtë, fort
kisha me mujtë me pasë dëshirë
me bâ të gjitha mëkatet që si bâna kurrë
qysh se leva, fmì, e der’ sa u bana burrë
(O ç’fjalë e randë fjala burrë!)
Pra tash që mosha po ikë, si pa u ndì,
Kisha me dashtë me bâ mëkatet që s’bana
Falje mos me lypë për to
E me u bâ hì!
Edmond Kaceli, tetor, Itali 2024
Please follow and like us: