Hapet lotaria për vitin 2026, njoftim i rëndësishëm nga ambasada
Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se ditën e sotme janë hapur aplikimet për lotarinë amerikane të vlefshme për vitin 2026. Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri në 5 nëntor 2024.
“Regjistrimi për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë 2026 (DV-2026) hapet sot (2 tetor) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2024. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https:// bit.ly/3PKA61Y Ju lutemi vini re: http: // dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të paraqitur aplikimin tuaj. Sigurohuni që të lexoni udhëzimet e programit dhe paralajmërimin e mashtrimit në http:// travel.state.gov/dv . Mbani mend: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi”, sqaron ambasada e SHBA në njoftimin e saj.
Në Shqipëri programi i lotarisë amerikane është në fokusin e të gjithëve, por kryesisht të rinjtë dhe mosha e aftë për punë i ka sytë nga Amerika dhe e konsiderojnë atë një mundësi që duhet shfrytëzuar vit pas viti derisa sa ta fitojnë.