Irena Kuka Dragoti: Kur nisa të dua veten…
Kur nisa të dua veten…
u ndjeva si lumi në kërkim të detit.
E tashmja u kthye në kohën e duhur
në vendin e duhur shkoi dhe shpirti.
Kur nisa të dua veten
zhgënjimin nxora në det të hapur
me varka të vogla fjalësh…
Zëri brenda meje si këmbanë
lajmëroi meshën e rritjes
Si urti udhëtova drejt farit lajmëtar..
aty ku e ardhmja tha se do dritë,
të më gjejë mua fatlumen,
e të mbjellë një ëndërr në skaj të përrallës
Kur nisa të dua veten,
nuk më mjeruan mendimet
Please follow and like us: