Rrjeti Panshqiptar i Diasporës “bashkon” deputetët e Shqipërisë dhe Suedisë
U mbajt takimi i parë për këtë sezon mbi kërkesën drejtuar dy Parlamenteve për lehtësimin e proçedurave për Shtetasit Shqiptarë në Suedi!
Në këtë takim u diskutua për Lejet e punës, Njohja e patentave dhe Njohja e pensioneve.
Silvana Begaj e Rrjetit Panshqiptar të Diasporës organizoi një debat me deputetë suedezë dhe shqiptarë, ku të pranishëm ishin: Magnus Jakobsson , Magnus Berntsson, Kreshnik Çollaku dhe Lavdrim Krrashi. Në këtë takim mori pjesë edhe Maria Mariç, pjesëmarrjen! “Ne do të vazhdojmë me durim punën dhe përpjekjet tona pranë dy qeverive e parlamenteve për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve emigrantë në Suedi” tha Silvana Begaj nga “Rrjeti Panshqiptar i Diasporës” do të ju mbaj të informuar!
Deputeti i PS-së, Lavdrim Krrashi, duke e vlerësuar këtë iniciative shkruan:
Në kuadrin e përgjegjësive legjislative, nën dimensionin e sjelljes së diplomacisë parlamentare në shërbim të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë, diskutuam sot virtualisht me kolegë të kuvendit të Suedisë (the Rigsdag) nisma për të lehtësuar qytetarët shqiptarë që punojnë në Suedi për çështje konkrete si njohja e patentave, lejet e punës dhe pagesat pensioneve. Falenderime Silvana Begaj me Rrjeti Panshqiptar i Diasporës për kordinimin dhe iniciativën”.