“Jeta ime”, libri më i ri i Binak Kelmendit
Shkrimtari Binak Kelmendi së fundi ka publikuar librin e tij më të ri të titulluar “Jeta ime”, libër që është publikuar nga Pen Qendra e Kosovës, shkruan KultPlus.
Libri është me poezi dhe për redaktor ka shkrimtarin Sali Bashota. Ky libër është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte në Republikën e Kosovës.
Binak Kelmendi është shkrimtar, përkthyes dhe publicist dhe në karrierën e tij letrare ka botuar romane dhe përmbledhje me poezi, ku për romanin “Portat e Pejës” është vlerësuar edhe me çmimin “Rexhai Surroi”.
Binak Kelmendi, aktualisht është kryetar i PEN Qendrës së Kosovës./ KultPlus.com
Please follow and like us: